Në historinë e krishterë Perëndia zbret për t’u ngritur sërish lart. Ai zbret poshtë, nga lartësitë e qenies absolute në kohë dhe hapësirë, zbret poshtë mes njerëzimit… deri në vetë rrënjët dhe tabanin e natyrës që Ai ka krijuar.
Kur mendoni për festat e krishtera, Krishtlindja ka të ngjarë të jetë festa e parë që ju vjen në mendje. Krishtlindja merr shumë vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë mureve të kishës. Megjithatë, nga ana shpirtërore, Krishtlindja janë vetëm fillimi.
Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
Shumë njerëz janë konfuzë kur përpiqen të kuptojnë qëllimin e kryqit. Kjo mund të jetë për shkak se kryqi është një simbol që përcjell mesazhe të ndryshme në një kulturë plot me botëkuptime të ndryshme. Domethënia e thellë shpirtërore e kryqit ka humbur në kulturën tonë moderne.
Kryqi shihet thjesht si simbol i ndërtesave kishtare. Në shumë raste e shohim të vendosur në kodra mbi qytete. Gjithashtu, kryqe të artë i shikon në qafën e njerëzve, duke filluar nga fëmijët deri tek moshat e treta. Për një person të komunitetit mysliman kryqi është një simbol që i kujton një besim tjetër nga i tyre. Këtë simbol e gjejmë dhe në organizata humanitare si p.sh. “Kryqi i Kuq”, e cila në fillime ishte një organizatë e krishterë që ofron ndihma në vendet e luftës. Kurse 2000 vjet më parë, kryqi ishte forma më brutale e ekzekutimit. Përdorej për kriminelët më të mëdhenj të kohës.
Por kjo nuk është mënyra se si të Krishterët mendojnë normalisht për Kryqin. Ata kujtojnë Jezusin e kryqëzuar në kryq të vendosur në një kodër jashtë qytetit të Jeruzalemit, në një të premte përpara pashkës Hebraike.
Të krishterët ungjillorë besojnë se përmes Jezusit të kryqëzuar, Perëndia na zëvendësoi ne dhe mori mëkatet tona, vdiq në vendin tonë, morri vdekjen që meritonim, në mënyrë që të fitojmë favorin e Tij dhe të na birësojë në familjen e Tij, me qëllim që të trashëgojmë jetën e përjetshme me Perëndinë. – Xhon Shtot
Prandaj ne festojmë Pashkën. Për ne, kryqi është një mesazh i dashurisë së Perëndisë. Kryqi është një matës i mëkatit të njeriut. Kryqi është mënyra e shpëtimit tonë. Kryqi është mjeti i fitores sonë në jetë.
Kërko të njohësh më shumë për shpresën në Jezu Krishtin! Shiko shpjegimin në artikullin pasues, për të mësuar si ta marrë këtë dashuri.
Pyetja e të gjithëve është si do të shpëtojmë? Ka disa përgjigje, por shpresat më të mëdhaja janë tek vaksina. Kush merr vaksinën shpëton, të tjerët pa vaksinën janë të rrezikuar të humbasin.
IJR 2024