Cilat cilësi i shihni si më të rëndësishme në personin e ëndrrave tuaja? Çfarë lloj personi mendoni se do të jetë ai që do t’ju dojë ashtu si duhet?
Një anketim i fundit nga revista Family Journal zbulon se ndjeshmëria kryeson listën për shumë gra sot. Disa prej nesh kalojnë në shumë detaje rreth personit që duhet të na bëjë të lumtur. Në një konferencë beqarësh në Portland, Oregon, një vajzë në fund të njëzetave m’u afrua dhe më tha: «Zoti McDowell, do të të tregoj se si duhet të jetë personi me të cilin dua të martohem.» Ajo më shpalosi një listë me dyzet e nëntë karakteristika që i kërkonte te një burrë. «Zonjushë», i thashë pasi i dhashë një sy listës së saj: «ti nuk dëshiron një burrë, por Jezusin!»
Por nuk janë vetëm gratë ato që përpilojnë lista të tilla. Në universitetin e Uashingtonit një student i vitit të dytë m’u afrua, hapi ditarin e tij dhe tha: «Do të të tregoj se si duhet të jetë vajza me të cilën dua të martohem.» Nga katërmbëdhjetë cilësitë që gjendeshin në listë më kujtohet vetëm besnikëria dhe besueshmëria. Këtë herë përdora një metodë tjetër. «Dua të të bëj një pyetje», thashë unë. «Si je vetë me këto katërmbëdhjetë pika?» «Çfarë do të thuash me këtë?» pyeti ai. «E kam fjalën për cilësitë që po kërkon te një vajzë», i thashë. «A gjenden ato në jetën tënde?» Mund ta shihja se kjo e kishte bërë atë të mendonte. «Çfarë vlen në martesë nuk është aq shumë të gjesh personin e duhur», vazhdova unë: «por të jesh vetë personi i duhur.»
Të zbulosh sekretin e dashurisë është si të kërkosh syzet kur ti i ke patur gjithë kohën në kokë, ose si të kërkosh unazën kur e sheh se e ke në dorë. Shumë prej nesh kërkojnë vazhdimisht personin e duhur, kur në fakt kryesorja është të jesh vetë personi i duhur. Shumë veta janë duke kërkuar, kur faktikisht duhet të jenë duke punuar... për t’u bërë personi i duhur. Por si mund të bëhemi personi i duhur? Së pari, është e rëndësishme që të dallojmë faktin se dashuria jonë do të jetë gjithnjë një pasqyrim i cilësive të karakterit tonë.
Ju bëhuni standardi
Sociologët Dr. Evelin Duvall dhe Dr. Reuben Hill shkruajnë: "Kur ju vini në martesë, çfarë sillni? Një garderobë të re? Një shumë të madhe nga arka e kursimit? Disa mobilje që keni trashëguar? Disa kushërinj që varen nga ju financiarisht? Një punë e mirë dhe perspektiva e përparimit? Sado pasuri të keni, ka diçka shumë më të rëndësishme: jeni ju si personalitet; mënyra se si silleni me njerëzit dhe qëndrimet që sillni në martesë."
Se çfarë martese do të kesh varet nga ajo se çfarë personi je ti. Nëse je një person i lumtur e i balancuar, ka shumë mundësi që martesa jote të jetë e lumtur. Nëse deri tani i ke zgjidhur problemet me më shumë kënaqësi se sa mërzitje, ka më shumë të ngjarë që t’i zgjidhësh problemet e martesës dhe familjes sate në mënyrë të kënaqshme. Nëse je i pakënaqur dhe i hidhur rreth fatit të jetës sate, ti duhet të ndryshosh para se të shpresosh të jetosh i lumtur që këtej e tutje.
Duval dhe Hill konkludojnë se shumë prej hidhërimeve në martesë iu vihet faji i zgjedhjes së partnerit të gabuar të martesës, problemeve me paranë, përshtatjeve seksuale, ose besimit. Kurse në fakt, thonë ata, hidhërimi vjen nga ajo që është sjellë në martesë.
Nëse dëshiron të martohesh me një person fantastik, atëherë ti vetë duhet të jesh një person fanastik. Dhe procesi i dallimit se cilat sfera personale duhet të përmirësohen është i thjeshtë. Bëni një listë të cilësive që ju dëshironi t’i gjeni te një partner. Pastaj, vlerësojeni veten me secilën prej pikave të listës. Një terapist është shprehur kështu: «Ka dy gjëra që i bëjnë martesat e hidhëruara – vetë burrat dhe gratë!»
E meritojmë atë që marrim
Ne marrim atë që meritojmë. Megjithëse pak e tepruar përsa i përket theksimit, përshkrimi i autorit Bob Filips të kontrastit midis asaj që ne kërkojmë dhe çfarë ne marrim, nuk është në fakt shumë e ekzagjeruar.
GRUAJA IDEALE: ÇFARË PRET ÇDO BURRË
ÇFARË MERR AI
BURRI IDEAL: ÇFARË PRET ÇDO GRUA
ÇFARË MERR AJO
Sigurisht që ju e kuptoni se për çfarë është fjala. Rregulli i artë i një martese të suksesshme mund të formulohet kështu: çfarëdo cilësish që doni t’i shihni te një partner, kultivojini më parë te vetja. Të ndërtosh një marrëdhënie martesore përkujdesëse, të dashur dhe përmbushëse kërkon kohë dhe mund. Në fakt, zhvillimi do të vazhdojë për gjithë jetën. Shndërrimi i sjelljes egoiste që shfaqet gjatë njohjes fillestare në një dashuri bujare që përbën një martesë të mirë kërkon përpjekje serioze.
Një vetëvlerësim i mirë është sigurisht pikënisja. Le të shohim se sa i shëndetshëm është juaji.
Pyetje reflektimi
(1) Çfarë lloj personi jam? (2) Çfarë cilësish duhet të ndërtoj në jetën time për të arritur një dashuri, lidhje dhe martesë të kënaqshme?
__________________
Përshtatur nga libri 'Sekreti i Dashurisë' nga Josh McDowell
IJR 2024