ARTIKUJ

Si të jesh i suksesshëm dhe i kënaqur - pjesa 2

Suksesi dhe kënaqësia

Në vitin 1923 në një hotel në Chicago u mbajt një takim shumë i rëndësishëm, ku ishin të pranishëm 7 nga financierët më të suksesshëm në botë - njerëz, që kishin zbuluar sekretin e fitimit të parasë. Por, ku ishin ata 25 vjet më vonë? Presidenti i kompanisë më të madhe të pavarur të çelikut, Charles Schwab, vdiq i falimentuar dhe jetoi me para borxh 5 vitet e fundit të jetës. Presidenti i kompanisë më të njohur të shërbimeve komunale, Samuel Insull, vdiq në arrati i kërkuar nga drejtësia. Presidenti i zyrës së shërbimit valutor në New York, Richard Whitney, e ngrysi jetën në burg. Anëtari i kabinetit të presidentit, Albert Fall, u gjet fajtor për marrje rryshfeti dhe konspiracion. ‘Ariu’ më i madh i Wallstreet, Jesse Livermore, vrau veten. Presidenti i bankës ndërkombëtare të ndërtimeve, Leon Fraser, vrau veten. Të gjithë këta e kishin mësuar mirë artin për të arritur tek suksesi, por nuk mësuan se si të jetonin në mënyrë të suksesshme.

Suksesi në një fushë nuk garanton kënaqësi në jetë. Mund të arrish të gjitha synimet dhe të mos kesh ende paqe brenda vetes. 

I suksesshëm dhe i kënaqur

Shpesh në luftën tonë për sukses përqëndrohemi në zhvillimin fizik dhe psikologjik, duke lënë pas atë shpirtëror. Para pak kohësh u bë një anketë me njerëzit më të suksesshëm të New York-ut për të marrë mendimin e tyre për sukesin. Njëra nga pyetjet ishte: Çfarë vendi zënë besimi dhe vlerat shpirtërore në jetën tuaj? 75% pohuan se vlerat shpirtërore ishin të rëndësishme ose shumë të rëndësishme si për zhvillimin personal dhe për zhvilimin profesional. Por për çudi, pak nga këta njerëz i përkufizuan qartë bindjet në fushën shpirtërore. Në shkollë të mesme kërkoja suksesin përmes sportit, studimit dhe pjesëmarrjes në organizatën studentore. E gjeta, por suksesi në këto fusha nuk më ka sjellë kënaqësinë personale që kam dëshiruar. Kam qenë tip i mbyllur. Druhesha të prezantohesha me një të panjohur, apo t’i kërkoja ndonjë vajze që të dilnim së bashku. Qëndrimet e mia shpesh nuk pajtoheshin me sjelljet. Nga jashtë mund të dukesha djalë i mirë dhe i dashur, ndërsa përbrenda fshihja smirë dhe urrejtje. Dhe në fakultet kisha vështirësi në këto fusha. Aty takova një grup studentësh të cilët kishin diçka të veçantë, dashuri, gëzim dhe entuziazëm, që më dukej shumë tërheqës. Ata më pranuan ashtu siç isha. Ishin studentë të krishterë. Më treguan se kishin një marrëdhënie personale me Jezu Krishtin. Nuk mund ta pranoja menjëherë një gjë të tillë, megjithatë vazhdoja të shkoja në takimet e tyre, sepse isha kureshtar dhe sidomos, sepse ishte një vend i mirë për të takuar shokë të rinj.

Një derë e hapur

Sa më shumë kohë kaloja me ta, aq më shumë kuptoja se ishte besimi që i bënte të tillë. Ata më thanë se Zoti më ofronte një dashuri pa kushte, por unë isha i ndarë nga Ai për shkak të një kushti tjetërsues të quajtur mëkat. Zoti kishte dërguar Birin e Tij të vetëm, Jezusin, që të vdiste në kryq për të paguar dënimin për mëkatet e njerëzve dhe të ringjallej për të na ofruar jetë të re. Kur e vendosa besimin tim tek Ai, ata më shpjeguan se Ai do të vinte në jetën time, do të më falte mëkatet dhe do të më sillte kënaqësinë që kisha kërkuar. Më në fund, thashë: “Jezu Krisht, kam nevojë për Ty. Faleminderit që vdiqe dhe u ringjalle për mua. Dua ta pranoj dhuratën Tënde të lirë të faljes. E hap derën e zemrës sime dhe të ftoj Ty. Jepmë jetën përmbushëse që premtove.” Asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi. Nuk dolën as engjëjt në sfond për të kënduar “Haleluja“ dhe unë nuk u bëra i përsosur. Por, pak nga pak, fillova të shikoj ndryshimin. Kisha një paqe të re përbrenda që nuk luhatej sipas rrethanave. Gjeta çlirim nga faji dhe qëllim të ri për jetën. Fillova ta vlerësoja veten dhe t’i doja të tjerët pa kushte.

Ka shumë shembuj të besimtarëve të krishterë, të cilët janë edhe të suksesshëm, edhe të kënaqur, p.sh: boksieri Evander Holyfield; Dr. Charles Malik, ish-president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e shumë të tjerë. Të jesh i krishterë nuk do të thotë se ke garanci për sukses të madh. Edhe të krishterët dështojnë. Por një marrëdhënie me Perëndinë mund të të ndihmojë të vlerësosh veten, të qartësosh synimet e tua, të forcosh vendosmërinë dhe të përmirësosh ato që bën. Kur arrin ta njohësh Krishtin personalisht dhe të kuptosh madhështinë e dashurisë së Tij për ty, mund të gjesh forca për të pranuar veten dhe për t’u përballur me rrezikun. Perëndia ende të do. Duke ditur se Ai dëshiron më të mirën për ty, mund të jesh më i vendosur për të punuar shumë për synime të denja. 

A e ke gjetur suksesin? A ke gjetur kënaqësi? A do të jetë mjaft suksesi yt për të të mbështetur në çdo vështirësi që mund të ndeshësh?

Do të ishte tragjedi ta kaloje tërë jetën duke ngjitur shkallët e suksesit vetëm për të arritur në majë dhe atje të zbuloje se shkalla nuk ishte mbështetur në murin e duhur.

 

IJR 2024