Në historinë e krishterë Perëndia zbret për t’u ngritur sërish lart. Ai zbret poshtë, nga lartësitë e qenies absolute në kohë dhe hapësirë, zbret poshtë mes njerëzimit… deri në vetë rrënjët dhe tabanin e natyrës që Ai ka krijuar.
Kur mendoni për festat e krishtera, Krishtlindja ka të ngjarë të jetë festa e parë që ju vjen në mendje. Krishtlindja merr shumë vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë mureve të kishës. Megjithatë, nga ana shpirtërore, Krishtlindja janë vetëm fillimi.
Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
Rreth oxhakut në katin e dytë të kullës kisha dëgju shpesh për darkën e fundit.
Sesi një njeri i rrethit të afërt që Jezusi i kishte dhanë bukë e tradhëtoi atë.
Sesi Krishti u lau këmbët nxënësve të vet. Në mendjen e një fëmijë këto ishin në kufijtë e përrallës dhe legjendës.
Ma vonë kur e lexova ungjillin kuptova madhështinë e javës së mundimeve. Kuptova madhështinë e asaj vepre të larjes së këmbëve.
Me një akt krejt kundër zakoneve të kohës ku larja e këmbëve bëhej nga shërbëtori ma i ulët i shtëpisë, Jezusi merr peshqirin e mbush legenin me ujë. Një autoritet i tillë nuk e kishte ba kurrë nji gja të tillë. Ndërsa darkonin nxënësit e tij haheshin me njëri tjetrin për pozita drejtuese krah Jezusit në mbretërinë e re. Njani prej tyne kishte ba pazar me jetën e Krishtit për t`ua dorëzu autoriteteve.
Në një të enjte si kjo Jezusi jo vetëm shkërmoqi pisllëkun e djersën e këmbëve të pluhrosura të nxënësve të tij, ai shkërmoqi një model egoist të udhëheqësit diktator, të udhëheqësit veç për vete në dëm të të tjerëve dhe shpalosi në botë modelin e udhëheqësit shërbëtor , e udhëheqësit që e përul veten për të ngritur tjetrin.
Ndërkohë që dishepujt ziheshin për poste e pozita Jezusi me një peshqir u thante këmbët duke ju thanë se në mbretërinë e re më i vogli është më i madhi, e kush do me qënë i madh duhet me shërbye e me dhanë veten me sakrificë.
Një ditë më vonë ai do jepte edhe jetën në një mision hyjnor që me anë të gjakut e tij të pastër do të bëhej shlyerja për gjithë papastërtinë e rracës njerëzore për mëkatin, për qëndrimin e qëllimshëm për ta jetuar jetën pa Krijuesin.
…Mbaj mend që isha shumë i mërzitun me Judën që tradhëtoi Jezusin… Me atë rrëmbim fëminor po të kisha qënë në atë darkë do kisha mbërthy për fyti Judën.
Kjo e enjte më kujton që jo çdokush që ha në sofrën e Jezusit është me të. Java e mundimeve para pashkës më kujton se ai që e brohoriti të dielën e palmave si mbret ju çjerr zëri të premten për ta kryqëzuar. Ai që e thirri mbret e thirri dhe kriminel.
E Jezusi lau këmbët atij që do ta tradhëtone , ai të premten i fali (fali o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë) ato që i ngulën gozhdët në kryq dhe të dielën ndërsa e la bosh varrin nuk i mbajti inat nxënësit të dashur që e kishte rënë mohit gjatë gjyqit të së enjtës. Madje e caktoi atë si udhëheqësin e nxënësve të tij.
Ç'dashuri, ç'sakrificë, ç'shembull!
Një e enjte si kjo më kujton se kush asht Zoti im. Se kush asht mbreti im.
Nga Agustin Prenga
Reflektim mbi Darkën e fundit
IJR 2025