Si të njohësh Perëndinë personalisht?

Çfarë nevojitet për të filluar një marrëdhënie personale me Perëndinë? A duhet t'iu përkushtoheni veprave jo-egoiste fetare? A duhet të bëheni një person më i mirë në mënyrë që Zoti t'ju pranojë? Ju mund të habiteni që asnjë nga këto gjëra nuk do të funksionojë. Por Perëndia e ka bërë shumë të qartë në Bibël se si mund ta njohim Atë. Parimet e mëposhtme do t'ju shpjegojnë se si mund të filloni një marrëdhënie me Perëndinë, pikërisht tani, nëpërmjet Jezu Krishtit.

 

Parimi 1

Perëndia të do dhe ka një plan për jetën tënde.

Dashuria e Perëndisë

“Perëndia e tregoi sa shumë na deshi duke dërguar Birin e tij të vetëm në botë, që të kemi jetë të përjetshme përmes Tij.” (Gjoni 3:16).

Plani i Perëndisë

Jezusi tha: “por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” (Gjoni 10:10) — që ti të kesh jetë kuptimplotë dhe me bollëk.

Përse shumica e njerëzve nuk po e përjetojnë këtë jetë me kuptim? Sepse...

Parimi 2

Ne të gjithë mëkatojmë dhe mëkati ynë na ndan nga Perëndia. 

Ne jemi mëkatarë

“Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.” (Romakëve 3:23).

Ne u krijuam për të pasur një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë, por për shkak të kokëfortësisë tonë, ne zgjodhëm të ndiqnim rrugën tonë, dhe kështu marrëdhënia jonë me Perëndinë u prish. Këtë zgjedhje të vullnetit tonë, të karakterizuar nga rebelimi ndaj Perëndisë, ose indiferenca pasive, Bibla e quan mëkat. 

Ne jemi të ndarë nga Perëndia

“Sepse paga e mëkatit është vdekja.” (Romakëve 6:23). Vdekja është ndarje shpirtërore nga Perëndia. 

Ky imazh përshkruan Perëndinë, që është i shenjtë dhe njerëzit, që janë mëkatarë. Një humnerë e madhe na ndan. Në mënyrë të vazhdueshme ne përpiqemi të arrimë tek Perëndia dhe tek jeta me bollëk, përmes përpjekjeve tona, siç mund të jenë një jetë e moralshme, filozofia, ose feja - por në mënyrë të pashmangshme dështojmë.  

Parimi i tretë shpjegon mënyrën e vetme për të kaluar këtë humnerë... 

Parimi 3

Jezus Krishti është e vetmja zgjidhje e Perëndisë për mëkatin tonë. Vetëm përmes Tij ne mund të njohim dhe të përjetojmë dashurinë e Perëndisë dhe planin e Tij për jetën tonë. 

Ai vdiq në vendin tonë

“God demonstrates His own love toward us, in that while we were yet sinners, Christ died for us” (Romans 5:8).

Ai u ringjall nga të vdekurit

“Krishti vdiq për mëkatet tona ... u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve ... iu shfaq Pjetrit dhe pastaj të dymbëdhjetëve. Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve.” (1 Korintasve 15:3-6).

Ai është rruga e vetme për tek Perëndia

“Jezui tha: 'Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje.’” (Gjoni 14:6).

Perëndia e kaloi humnerën, që na ndante nga Ai duke dërguar Birin e Tij, Jezus Krishtin, për të vdekur në kryq në vendin tonë dhe për të paguar kështu për mëkatet tona. 

Nuk mjafton thjesht t'i dish këto tre parime...  

Parimi 4

Ne duhet ta pranojmë personalisht Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar. Vetëm në këtë mënyrë mund të njohim dhe të përjetojmë dashurinë dhe planin e Perëndisë për jetën tonë. 

Ne duhet ta pranojmë Krishtin

“Por të gjithë atyre që e pranuan, Ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij.” (Gjoni 1:12).

Ne e pranojmë Krishtin përmes besimit

“Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë që të mos mburret askush.” (Efesianëve 2:8-9).

Kur ne pranojmë Krishtin, ne përjetojmë një lindje të re.

Ne e pranojmë Krishtin përmes ftesës personale 

Jezusi thotë: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe hap derën, unë do të hyj tek ai.” (Zbulesa 3:20).

Të pranosh Krishtin do të thotë të kthehesh nga vetja tek Perëndia (pendim) dhe të besosh se Krishti vjen në jetën tonë për të na falur mëkatet dhe të na bëjë njerëz të rinj. Nuk mjafton vetëm të biesh dakord intelektualisht se Jezus Krishti është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për mëkatet e tua. Nuk mjafton as përjetimi emocional. Ju e pranoni Jezus Krishtin përmes besimit, si një vepër e vullnetit. 

 

Cili nga rrathët do të donit që të përfaqësonte jetën tuaj? 

Jeta e drejtuar nga vetja 

Ju jeni në kontroll dhe Jezusi nuk ka ndikim në jetën tuaj. Këta njerëz nuk e kanë pranuar Jezusin në jetën e tyre. Ata qëndrojnë fajtorë dhe të ndarë nga Perëndia për shkak të mëkatit të tyre. 

Jeta e drejtuar nga Krishti

Jezusi është në kontroll dhe ju e ndiqni Atë si Zotin tuaj. Këta njerëz e kanë pranuar Jezusin në jetën e tyre. Ata janë të falur dhe përjetojnë dashurinë e Perëndisë. 

Ju mund ta pranoni Krishtin tani përmes lutjes me besim 

Lutja është bisedë me Perëndinë. Perëndia e njeh zemrën tuaj dhe më shumë se sa fjalët, Atij i intereson qëndrimi i zemrës suaj.  

Më poshtë keni një shembull si të luteni. Nëse kjo lutje shpreh dëshirën e zemrës suaj, atëherë mund të luteni tani dhe Krishti do të vijë në zemrën tuaj, ashtu siç edhe ka premtuar. 

Quotation mark

Zoti Jezus, kam nevojë për ty. Të kërkoj falje që kam ndjekur rrugën time. Të lutem, më fal për mëkatet e mia. Faleminderit që vdiqe në kryq në vendin tim. Unë e hap derën e zemrës sime dhe të pranoj ty si Zotin dhe Shpëtimtarin tim. Faleminderit që më ke falur dhe që më jep jetën e përjetshme. Merr kontrollin e jetës sime dhe më bëj personin që Ti do që të jem.  

Quotation mark

A e shpreh kjo lutje dëshirën e zemres tënde?

 

Burime Shtesë

Ndaj Lajmin e Mirë Me Dikë Tjetër

Download the Shkarko Librushkën “4 Ligjet Shpirtërore?” (PDF) Për ta ndarë me miqtë tua.

Shkarko Librushkën

Ndaje Lajmin e Mirë Nëpërmjet Celularit

Shkarko Aplikacionin GodTools

Download the App

IJR 2024