Në historinë e krishterë Perëndia zbret për t’u ngritur sërish lart. Ai zbret poshtë, nga lartësitë e qenies absolute në kohë dhe hapësirë, zbret poshtë mes njerëzimit… deri në vetë rrënjët dhe tabanin e natyrës që Ai ka krijuar.
Kur mendoni për festat e krishtera, Krishtlindja ka të ngjarë të jetë festa e parë që ju vjen në mendje. Krishtlindja merr shumë vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë mureve të kishës. Megjithatë, nga ana shpirtërore, Krishtlindja janë vetëm fillimi.
Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
Koha në të cilën jetojmë është pa dyshim koha e shpikjeve të mëdha.
Jetojmë në një kohë kur nuk kemi nevojë të shkojmë në bankë për të tërhequr para,nuk kemi patjetër nevojë të shkojmë në qendra tregtare apo dyqane për të bërë “shoping”, s’kemi nevojë të shkojmë as në supermarket për të blerë ç’na duhet për të ngrënë. Mjafton të shkojmë online dhe gjejmë gjithçka. Mund të marrim gjithçka, duke i bërë pagesat nga kolltuku në shtëpi apo krevati në dhomën e gjumit, ose nga zyra a nga vendi ku ndodhemi. Mjafton vetëm të kesh lekët, të shtypësh ca butona dhe fap-fap u krye. S’ke nevojë as të ecësh me orë të tëra, as të marrësh autobusin, as të ngasësh makinën për të vajtur t’i marrësh vetë atje ku janë. Gjithëçfarë do, të vjen te shtëpia. Është si puna e aplikacioneve. Gjithçka është gati, të duhet vetëm ta shkarkosh në telefonin tënd. Madje me disa aplikacione si Vodafone mund te marrësh dhe kafe apo pica për shokët.
POR, kur vjen puna te dashuria gjërat ndryshojnë. Nuk mjafton vetëm të shkarkosh një aplikacion, madje as e ndërton dot një aplikacion që të mund të të dojë mbrapsht.
Libri i Librave, Bibla flet për dashurinë në mënyrë mjaft sfiduese. Ne shpesh flasim për dashurinë sikur duhet të jemi vetëm ne në qendër: si të na duan ne, si të na trajtojnë ne, si të na bëjnë të lumtur ne, si të na kënaqin ne etj. E gjithë bota duhet të rrotullohej rreth nesh.
Bibla, në ndryshim nga ç’reklamohet shumicën e rasteve, na mëson dhe na shfaq një pikëpamje tjetër në lidhje me dashurinë. na flet për një dashuri sakrifikuese. Sakrifikuese deri në vdekje. E hasim këtë lloj dashurie sidomos në përshkrimin e dashurisë së Perëndisë për njeriun. Ne jemi urdhëruar të duam siç na deshi Ai.
Ja si e përshkruan njëri nga autorët e Biblës dashurinë e vërtetë:
“Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë…”
Dashuria e vërtetë i ka të gjitha këto cilësi.
Po ti ku je në raport me këtë lloj dashurie?
Dashuria e vërtetë kërkon punë dhe mund, kërkon investim. Nuk shikon si të marrë nga tjetri, por çfarë t’i japë tjetrit.
Urojmë që të kujtohemi përsëri se dashuria nuk i përket vetëm një dite të caktuar, por jetohet çdo ditë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
IJR 2024