Në historinë e krishterë Perëndia zbret për t’u ngritur sërish lart. Ai zbret poshtë, nga lartësitë e qenies absolute në kohë dhe hapësirë, zbret poshtë mes njerëzimit… deri në vetë rrënjët dhe tabanin e natyrës që Ai ka krijuar.
Kur mendoni për festat e krishtera, Krishtlindja ka të ngjarë të jetë festa e parë që ju vjen në mendje. Krishtlindja merr shumë vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë mureve të kishës. Megjithatë, nga ana shpirtërore, Krishtlindja janë vetëm fillimi.
Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
Bukuria shndritëse si xhevahir e dritave shumëngjyrëshe të Krishtlindjes më kujton çokollatat e ëmbla M&M. Një natë Krishtlindjeje, u ula pranë pemës së nënës sime duke përtypur një grusht karamelesh shumëngjyrëshe me entuziazëm. Pritja do të mbaronte së shpejti dhe më në fund do të mund të hapja dhuratat e mia!
Duke qenë 7 vjeç, nuk mund ta përkufizoja "pritjen", e lëre më ta përdorja fjalën në një fjali. Por e njihja atë ndjenjë ngazëllimi, mrekullie dhe shprese. Ajo që do të vinte së shpejti ishte një mirësi që e mbështolli zemrën time me gëzim.
Praktika e pritjes ka përfitimet e saj. Perspektiva juaj bëhet e fokusuar. Ju dëshironi atë që nuk ka ardhur ende. Ju besoni, me besim, për atë që do të vijë në momentin e përsosur.
Nëpërmjet dhuratës së Birit të Tij, Jezusit, Perëndia përmbush pritjen e përjetshme të dëshirës së zemrës suaj, gjë që vetëm Ai mund ta bëjë. Dijetarët tek Mateu 2, që kërkuan Shpëtimtarin e botës, e ndjenë këtë pritje ndërsa kërkonin Jezusin. Dhe kur e gjetën Atë, ata iu përgjigjën me adhurim të sinqertë sepse kjo është ajo që ndodh kur shpresa juaj në Perëndinë plotësohet - Ai ju kënaq me një gëzim të patregueshëm.
REFLEKTIM
Çfarë prisni në këtë sezon të Krishtlindjes? A ka pasur ndonjë marrëdhënie që ju ka lënë të ndiheni të paplotësuar?
LUTU
Zot, ne ndiejmë ngazëllim, habi dhe shpresë kur kujtojmë se Ti po kthehesh për ne. A do të na ndihmosh të vendosim shpresën tonë tek Ti në mes të rrethanave sfiduese? Ndonjëherë emocionet tona ndihen shumë të rënda. A do të na ngushëllosh secilin prej nesh me dashurinë dhe paqen Tënde? Faleminderit që na kujtove premtimet e Tua dhe na dhe dhuratën e gëzimit të papërshkrueshëm. Sot, ne festojmë ardhjen Tënde në tokë për të na shpëtuar. Faleminderit, Jezus. Amen.
LEXO
Mateu 2
10 Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.
11 Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.
IJR 2025