Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
Ka më shumë se 4 miliardë kërkime në vit për fjalën “seks” në motorin e kërkimit Google. Kjo është një nga fjalët më të kërkuara në internet. Adoleshentët janë grupmosha që kërkon rreth kësaj fjale më shumë se çdo grupmoshë tjetër. Kjo tregon, të paktën dy gjëra:1. Shumë të rinj kanë pyetje rreth temës së seksit.2. Në Google gjenden shumë përgjigje, por jo patjetër përgjigjet më të mira.Libri “Faktet Lakuriq” që keni në dorë, është një përpjekje e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë për të ofruar përgjigje në këtë fushë. Libri është shkruar në një kontest bisede me të rinj dhe ofron përgjigje për pyetje si më poshtë:* A nuk janë të parezistueshme hormonet?* Si më ndikon pornografia?* Si të mbrohem nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme?* Çfarë është pastërtia seksuale?* Si të përballoj presionin e moshatarëve?* Si të jem i/e falur dhe të ndihem i/e falur, kur kam bërë gabime në këtë fushë?
IJR 2023