Në historinë e krishterë Perëndia zbret për t’u ngritur sërish lart. Ai zbret poshtë, nga lartësitë e qenies absolute në kohë dhe hapësirë, zbret poshtë mes njerëzimit… deri në vetë rrënjët dhe tabanin e natyrës që Ai ka krijuar.
Kur mendoni për festat e krishtera, Krishtlindja ka të ngjarë të jetë festa e parë që ju vjen në mendje. Krishtlindja merr shumë vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë mureve të kishës. Megjithatë, nga ana shpirtërore, Krishtlindja janë vetëm fillimi.
Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
IJR Profesionist është një komunitet që ka për qëllim të ndihmojë profesionistët të lulëzojnë në vendin e tyre të punës, në familje apo në marrëdhënie të tjera shoqërore, si edhe individualisht.
Të nxënit nuk është mbyllur me mbarimin e universitetit. Përkundrazi, zhvillimi profesional sapo ka filluar, sepse pa të është e pamundur të ruash nivelin e efektivitetit që kërkohet prej teje. Për këtë arësye, IJR Profesionist organizon seminare për diskutimin e aspekteve të ndryshme të zhvillimit profesional.
Megjithatë, një profesionist nuk është një ishull i izoluar në mes të detit të zhvillimit profesional dhe pozicionit të punës. Ai është gjithashtu një qenie shoqërore i rrethuar nga njerëz që bëjnë të njëjtën punë si ai ose një tjetër të ndryshme, nga bashkëmoshatarë ose jo, nga të afërm e të njohur ose të panjohur. Sido që të jetë, ai duhet të lundrojë me sukses në mes të këtyre sfidave të përditshme. Prandaj ne duam të ndërtojmë një komunitet të shëndetshëm, që ndihmon në lulëzimin e profesionistëve.
Të gjitha të mësipërmet ngrihen mbi themelin e identitetit, karakterit dhe personalitetit të profesionistit. Çdo njeri i bazon zgjedhjet dhe vendimit e tij mbi bazën e një botëkuptimi të caktuar. Disa mendojnë se karriera është mbi gjithçka, disa të tjerë se familja apo paraja e pasuria janë qëllimi final i jetës, të tjerë mendojnë se lumturia është ajo që duhet të synohet, e kështu me rradhë të tjera synime. Si të gjejmë se cila është e duhura? Ku është baza e secilit prej këtyre propozimeve? Për të gjetur këtë përgjigje, IJR Profesionist organizon diskutime në grup dhe individuale.
Ne ju ftojmë t’i bashkoheni këtij komuniteti. Na kontaktoni e të shikojmë sesi mund të përfshiheni.
IJR 2025