Në historinë e krishterë Perëndia zbret për t’u ngritur sërish lart. Ai zbret poshtë, nga lartësitë e qenies absolute në kohë dhe hapësirë, zbret poshtë mes njerëzimit… deri në vetë rrënjët dhe tabanin e natyrës që Ai ka krijuar.
Kur mendoni për festat e krishtera, Krishtlindja ka të ngjarë të jetë festa e parë që ju vjen në mendje. Krishtlindja merr shumë vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë mureve të kishës. Megjithatë, nga ana shpirtërore, Krishtlindja janë vetëm fillimi.
Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
Identiteti dhe qëllimi janë thelbësorë për përmbushjen e profesionistëve të rinj. Bashkohuni me profesionistë të tjerë të rinj në workshop-in me katër pjesë, në të cilin do të zbulojmë identitetin dhe qëllimin, që drejtojnë zgjedhjet dhe sjelljen tonë. Darci Harris, një ekzekutive e lartë dhe mentore e shumë udhëheqësve të suksesshëm, do të jetë instruktorja e këtij workshop-i. Ajo do të na udhëheqë nëpër këtë proces zbulimi. Ju do të bëheni pjesë e një grupi diskutimi dhe do të diskutoni pyetje, të cilat do t’ju shtyjnë të mësoni më shumë mbi veten, do t’ju sfidojnë të vendosni qëllime përtej vetes dhe do t’ju nxisin të identifikoni se kush mund t’ju ndihmojë në këtë shtegtim.
Darci Harris
Manufacturing and Supply Chain Executive
Darci Harris ka mbajtur postin e Zv. Presidentes për Prodhimin dhe Shpërndarjen, në kompaninë e ëmbëlsirave “Mars Wrigley”. Ajo ka mbajtur pozicione të tjera ekzekutive përgjatë karrierës së saj 30-vjeçare: Drejtoreshë e Prodhimit dhe Shpërndarjes për “Mars UK”, Kujdesi për Kafshët, në udhëheqjen, logjistikën dhe Shërbimin ndaj Klientit për disa fabrika; Drejtoreshë e Prodhimit për çokollatën “Mars” në Amerikën e Veriut; Përgjegjëse për njëmbëdhjetë fabrika të produkteve si: M&M, Snickers dhe Twix; si dhe Drejtoreshë e Përgjithshme për shumë fabrika gjithandej SHBA-ve.
Ajo ka përvojë në programet e ndryshimit organizativ në shkallë të gjerë, hapjen dhe mbylljen e fabrikave, maksimalizimin e rrjeteve, nxjerrjen e produkteve të reja dhe fillimin e linjave të reja të prodhimit. Përvoja e saj në administrimin e talenteve të reja përfshin modelet e organizimit, zhvillimit dhe përfshirjes së skuadrës, si dhe vlerësimit dhe zhvillimit të talentit. Ajo ka pasion të zhvillojë talentin përmes detyrave sfiduese, mentorimit dhe trajnimit. E sapodalë në pension, ajo vazhdon të jetë e përkushtuar në mentorimin e grave profesioniste, duke i ndihmuar të lundrojnë përmes mundësive korporative dhe ato personale. Darci ka studiuar Inxhinieri Mekanike në Universitetin e Wisconsin – Madison. Tashmë ajo jeton në Austin, Texas. Ajo dhe Klifi, burri i saj prej 33 vitesh, kanë një djalë, Xhekun, që jeton në Dallas, Teksas. Asaj i pëlqen të vrapojë, të ngjitet nëpër male, të ngasë biçikletën, të zhytet me maskë, të udhëtojë dhe të studiojë historinë botërore.
Regjistrohuni përmes formës së mëposhtme. Ne do t'ju dërgojmë linkun për t'u lidhur me platformën Zoom, disa ora përpara se të fillojë seminari.
Mirë u takofshim në Zoom!
Me respekt,
IJR Profesionist
IJR 2024