Në historinë e krishterë Perëndia zbret për t’u ngritur sërish lart. Ai zbret poshtë, nga lartësitë e qenies absolute në kohë dhe hapësirë, zbret poshtë mes njerëzimit… deri në vetë rrënjët dhe tabanin e natyrës që Ai ka krijuar.
Kur mendoni për festat e krishtera, Krishtlindja ka të ngjarë të jetë festa e parë që ju vjen në mendje. Krishtlindja merr shumë vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë mureve të kishës. Megjithatë, nga ana shpirtërore, Krishtlindja janë vetëm fillimi.
Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
Një përkufizim i mëkatit do të ishte: “mënyra e jetesës që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Perëndisë quhet mëkat”
Sa i keq është mëkati dhe si do të mundej dikush ta maste atë? Ne masim lartësinë e maleve ose thellësinë e deteve në metra. Masim shpejtësinë e aeroplanëve në kilometra për orë. Ne masim vëllimin e lëngjeve në metra kub.
Po mëkati! Si mund ta masim sa i keq dhe i madh është ai? Mund të japim ca shembuj ekstremë të mëkatit, si p.sh. Hitleri në luftën e dytë botërore vrau 6 milionë hebrenj. Mund të mendojmë për abortin që merr jetën e 1.6 milionë fëmijëve të pafajshëm në të gjithë botën. Po kur kthehemi tek vetja, sa keq është? Ne mund të krahasojmë veten me mëkatin e të tjerëve dhe i mbushim mendjen vetes që jemi të mirë. Shumë herë e mohojmë që kemi bërë diçka gabim duke fajësuar të tjerët. Meqë mëkati është kaq i zakonshëm në jetën tonë, bindim veten që nuk është serioz. Por Bibla, Fjala e Perëndisë thotë: “të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë (Rom 3:23).
Në fakt është Kryqi ai që jep matjen e saktë të mëkatit përmes syve të Perëndisë. Eshtë Kryqi që zbulon se Zoti e urren mëkatin. Zgjidhja e Perëndisë për të hequr mëkatin nga jetët tona është kryqi. Dikush duhet të vdesë që të paguajë për mëkatin. Ky është çmimi i mëkatit. Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, bëhet zëvendësuesi në kryq për mëkatin tonë. Letra drejtuar kishës në Filip, 2:8 thotë se “duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri,[Jezusi] e përuli veten duke u bërë i bindur deri në vdekje, edhe deri në vdekje të kryqit”. Kryqi shkakton vdekjen e pafajshme të Birit të Perëndisë duke u sjellë falje atyre si ne, që kanë mëkatuar kundër Zotit.
Vdekja nuk është fundi i historisë për Jezusin. Ai u ringjall duke garantuar jetë të përjetshme për të gjithë ata që besojnë në të si Zot dhe shpëtimtar. Kjo dhuratë është për ty në këtë pashkë.
Të krishterët ungjillorë besojnë se përmes Jezusit të kryqëzuar, Perëndia na zëvendësoi ne dhe mori mëkatet tona, vdiq në vendin tonë, morri vdekjen që meritonim, në mënyrë që të fitojmë favorin e Tij dhe të na birësojë në familjen e Tij, me qëllim që të trashëgojmë jetën e përjetshme me Perëndinë.
Pyetja e të gjithëve është si do të shpëtojmë? Ka disa përgjigje, por shpresat më të mëdhaja janë tek vaksina. Kush merr vaksinën shpëton, të tjerët pa vaksinën janë të rrezikuar të humbasin.
IJR 2024