SHUMË GJËRA MUND TË NDODHIN NË SHTATË DITË

DITA 6

“Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij." Ungjilli i Gjonit 15:3

 

Është e premte. Mbretit, Jezusit, pak ditë më parë po i këndonin. Pak ditë më parë, të gjithë e dëgjonin me vëmendje dhe habiteshin nga mençuria dhe drejtësia e Tij. Veç pak ditë më parë ia shtruan rrugën me palma. Madje i vendosën edhe rrobat në rrugën ku po shkelte. Dhe Jezusi kaloi mbi to.

Ishte po Ai, i njëjti Zot dhe Shpëtimtar, që kishte shpallur se ishte, ditë më parë.

Turmat e ndiqnin. Hëngrën bukën dhe peshkun që Ai shumoi. Ata e kishin parë me sytë e tyre kur Ai shëroi lebrozin, kur ktheu ujin në verë, kur i hapi sytë të verbrit, dhe e bëri të ecë të paralizuarin. Ishte po Ai që i kishte mësuar me zell, mësuesi që iu kish larë këmbët dhe iu kish thënë “ Bëni si unë”

Sot, në ditën e fundit.... Turmat që e ndjekin nuk janë më. Shumë që e thirrën “Zot, Zot”, tani janë larguar. Ndoshta nuk donin një mbret të tillë, një mbret që po shkonte drejt kryqit pa asnjë kundërshtim.Të gjithë marrin një dënim për shak se e kanë merituar një të tillë. Por Jezusi po merr dënim mbi veten për shkakun e të tjerëve. Është dita e fundit. Por Jezusi përballë gjithë ligësisë, nuk heq dorë. Ai do të japë veten në kryq për mëkatarët. Miqtë e Tij më të ngushtë do t’i servirin, njëri tradhëtinë përmes puthjes, tjetri do ta mohojë që e njeh. Disa do i zërë gjumi e disa të tjerë do të largohen nga frika.

Jezusi i njeh zemrat e tyre. Nuk po befasohet. Ai e dinte “se ç’ishte brenda njeriut.” Megjithatë vuajtjet e Tij janë të mëdha.

Do t’i hedhin një kryq të rëndë mbi supe, do të mbajë një kurorë prej gjembash, gjemba që do t’i ngulen në kokë, do t’ia marrin rrobat e do t’i ndajnë mes tyre, do t’i japin sa e sa kamxhikë e fshikullima. Do t’i japin uthull për t’ia shuar etjen. Do ta provokojnë. Do të tallen me Mbretin! Do ta kryqëzojnë sikur të ishte një keqbërës. Do t’i thonë: “Shpëto veten tani, nëse je Biri i Perëndisë”…

Jezusi nuk është një Mbret dosido. Sepse po të ishte një Mbret dosido do t’i kishte vrarë të gjithë kundërshtarët e Tij. Por, ky Mbret, Krishti zgjedh të dojë deri në fund pavarësisht kostos.

Kjo është e premtja. Dita ku Jezusi, Perëndia në mish, vendos të marrë mëkatin e gjithë njerëzimit  mbi vete dhe të pagojë ndëshkimin tonë, me vetë jetën e Tij.

Dhimbja dhe sakrifica do të jetë e madhe, shumë madje, sepse edhe sasia e mëkatit është e tillë.

Por dashuria e vërtetë e jep veten deri në vdekje. Deri në vdekje, në kryq. Jezusi e kish thënë  ca ditë më parë se: “Askush s`ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë dikush jetën e vet për miqtë e tij”.

Dhe ai po zbaton mësimin e tij, po sakrifikon për mua dhe ty, për gjithë botën.

Po, Jezusi është Miku i mirë.

Kjo e premte për Jezusin do të jetë e tmerrshme. Pa këtë sakrificë të premten, nuk do të kishte shpresë në ditët që do pasonin. Për shkak të veprës së kryqit ne kemi shpresë.

Jezusi thotë: “Unë jam rruga e vërteta dhe jeta, Askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje”. Nëse besojmë në veprën e Tij dhe se Ai mori mbi vete dënimin për mëkatin tonë, në mund të kemi faljen dhe jetën e përjetshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë tek Ati.

Në trupin e Tij gjenden plagët që meritoja unë për mëkatin tim. Por Ai i mori mbi vete kamxhikët që meritoja unë.

Po, ky është Mbreti im. Ai e lë jetën e Tij, që unë të mund të marr jetë përmes vdekjes së Tij.

Mbreti im në kryq  për mua, kjo është sakrifica me të cilën jam dashur.

Po ti ç`do të bësh me Jezusin?

 

Shënim:

Ndoshta nuk je gati t’ia japësh zemrën Jezusit sepse nuk je i sigurt për të vërtetat rreth Tij. Do te duhet të shqyrtosh të vërtetën e jetës, vdekjes dhe ringjalljës së Tij, 

Previous Story

DITA 5

Next Story

DITA 7

IJR 2024