Në historinë e krishterë Perëndia zbret për t’u ngritur sërish lart. Ai zbret poshtë, nga lartësitë e qenies absolute në kohë dhe hapësirë, zbret poshtë mes njerëzimit… deri në vetë rrënjët dhe tabanin e natyrës që Ai ka krijuar.
Kur mendoni për festat e krishtera, Krishtlindja ka të ngjarë të jetë festa e parë që ju vjen në mendje. Krishtlindja merr shumë vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë mureve të kishës. Megjithatë, nga ana shpirtërore, Krishtlindja janë vetëm fillimi.
Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
Vetmia...
Të gjithë e kemi përjetuar, por për ironi, duket sikur askush tjetër nuk mund të lidhet me ne kur jemi në izolim. Vë bast që edhe leximi i fjalës "vetmi" sjell një kujtim të kohës kur jeni ndier të vetmuar. Ndoshta ju jeni duke përjetuar vetminë tani. Sido që të jetë, vetmia është një çështje me të cilën përballen shumë njerëz dhe një çështje që po bëhet gjithnjë e më e përhapur në kulturën tonë.
Vetmia është një ndjenjë ose një gjendje shpirtërore, jo vetëm kuptimi literal i të qenit vetëm fizikisht. Vetmia nuk është domosdoshmërisht të jesh vetëm. Nëse një person ndihet thjesht i vetmuar dhe i izoluar, atëherë kjo vetmi mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore të tij. Kjo ndjenjë nuk është unike për një grup njerëzish. Fëmijët, të rinjtë, të martuarit dhe të moshuarit të gjithë mund ta përjetojnë vetminë.
Kur mendoj për vitin tim të parë në universitet, më kujtohet se ndieja një vetmi të fortë. Isha në një mjedis krejtësisht të ri me njerëz që nuk i njihja, në klasa që ishin më kërkuese se sa isha mësuar. Nuk e dija se me kë mund t'i përpunoja të gjitha këto ndryshime dhe tranzicione. Kishte ditë kur ecja nga ndërtesa në ndërtesë në kampus, e rrethuar nga njerëz, dhe megjithatë nuk i thoja asnjë fjalë një personi tjetër. Mendimet e mia zjenin. Kush me njeh mua? Si do të bëj miq të rinj? Me kë do të ulem në klasë? Kur do të mund të përshtatem dhe kur do të mund të ndihem se i përkas këtij vendi?
Fatmirësisht, ky sezon në jetën time u mbyll kur gjeta një komunitet njerëzish që më ndihmuan të bëhesha personi që jam sot. Ata më drejtuan drejt së vërtetës dhe më dhanë hir, dhe u ndjeva e njohur dhe e vlerësuar më shumë se kurrë më parë.
Ne u krijuam për të qenë pjesë, për të përjetuar tërësinë, për të lulëzuar në shpresë dhe për të gjetur një komunitet që ndryshon jetën. Zemrat tona i dëshirojnë këto aspekte të jetës, sepse kështu jemi thurur. Kur nuk i përjetojmë këto nevoja themelore njerëzore, vetmia tenton të zërë vend brenda nesh.
Çfarë mund të bëni për të kaluar nga vetmia në jetën dinamike që të gjithë dëshirojmë?
Kujtoni se nuk jeni vetëm. Ndërsa mund të duket sikur askush nuk ju sheh ose nuk ju kupton, mbani mend se ndjenjat tuaja nuk janë gjithmonë tregues i së vërtetës.
Thjesht të besosh se ka njerëz që duan të jenë miqtë e tu dhe se je krijuar për një qëllim, ndryshon këndvështrimin tënd. Je krijuar me qëllim për një qëllim. Kjo është e vërteta!
Mos harroni se një sezon vetmie nuk është i përhershëm. Stinët do të ndryshojnë, dhe kjo do të ndryshojë gjithashtu. Ekziston një shpresë e madhe për një jetë me kuptim dhe me qëllim.
Zbulo se cili është qëllimi ynë në jetë!
IJR 2025