Në historinë e krishterë Perëndia zbret për t’u ngritur sërish lart. Ai zbret poshtë, nga lartësitë e qenies absolute në kohë dhe hapësirë, zbret poshtë mes njerëzimit… deri në vetë rrënjët dhe tabanin e natyrës që Ai ka krijuar.
Kur mendoni për festat e krishtera, Krishtlindja ka të ngjarë të jetë festa e parë që ju vjen në mendje. Krishtlindja merr shumë vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë mureve të kishës. Megjithatë, nga ana shpirtërore, Krishtlindja janë vetëm fillimi.
Çfarë të duhet të zotërosh për të marrë hapin ta njohësh Perëndinë personalisht? A do të duhet që të ushtrohesh pa pushim në lloj-lloje fe të ndryshme? A të duhet të bëhesh thjesht një person i mirë ? Mëso se si të kesh një mardhënie përsonale me Perëndinë.
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
Pavarësisht nëse jeni të vetëdijshëm apo jo, ju keni një mënyrë përmes së cilës matni vetëvlerësimin tuaj. Ju mund të mos e bëni njësoj si dikush tjetër, por përdorni diçka në jetën tuaj për të përcaktuar vlerën tuaj.
Sipas një studimi, vetëvlerësimi juaj ka të ngjarë të bazohet në mënyrën se si e vlerësoni veten në të paktën një nga këto shtatë fusha:
A e gjeni vlerën tuaj në ndonjë nga gjërat e listuara më sipër?
Gjetja e vlerës në gjërat që zgjasin
Mendoni për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë me veten tuaj. Çfarë ndodh me vetëvlerësimin tuaj nëse ndonjë nga këto gjëra ndryshon?
Ndjesitë pozitive nga postimet në media sociale ju bëjnë të ndiheni mirë, por ato zbehen shpejt ndërsa vazhdoni të lundroni nëpër feed.
Puna dhe marrëdhëniet mund të jenë përmbushëse dhe ato padyshim zgjasin më shumë se pëlqimet në Instagram, por çfarë ndodh me vlerën tuaj kur humbni punën tuaj ose kur njerëzit ju zhgënjejnë?
Dikur e gjeja vlerën time tek marrëdhëniet, puna dhe madje edhe në imazhin e trupit tim. Kur ndonjë nga këto gjëra lëkundej – nëse kisha një debat me një anëtar të familjes, nëse kisha marrë reagime negative nga një koleg ose nëse nuk kisha arritur të mbaja objektivat e vetë-imponuara të peshës – vlera ime tronditej.
Kur po kaloja një periudhë të vështirë, pastori im më inkurajoi t'i çoja pasiguritë e mia te Perëndia. Teksa lutesha dhe kaloja kohë duke lexuar Biblën, mendësia ime për vlerën time ndryshoi.
Një pasazh që më tregon saktësisht se çfarë mendon Perëndia për mua, thotë:
“Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 8:38-39)
Jo vetëm që Zoti më do mua, pavarësisht se çfarë ndodh, por dashuria e Tij nuk do të ndryshojë kurrë.
Që kur besova te Jezusi dhe gjeta vlerën time në atë që Ai thotë se jam, kam gjetur forcë dhe besim që nuk ndryshojnë me uljet dhe ngritjet e jetës. Për sa kohë që qëndroj e fokusuar në marrëdhënien time me Të, vetëvlerësimi im është i sigurt.
Lisa Haynes
A ju kujtohet momenti kur keni rënë në dashuri? Shikimet tuaja u shkëmbyen dhe diçka brenda jush ju shtynte të hidhnit shikimin sërish tek ai person
IJR 2024