RRETH NESH

DEKLARATA E BESIMIT

Baza e vetme për ato që në besojmë është Bibla, Fjala e shkruar e pagabueshme e Perëndisë, 66 librat e Dhjatës së Vjetër dhe së Re. Në besojmë se Bibla u frymëzua nga Shpirti i Shenjtë në mënyrë unike, të plotë dhe fjalë për fjalë dhe u shkrua pa gabim në dorëshkrimin origjinal. Është autoriteti suprem dhe përfundimtar për të gjitha temat që trajton. Në pranojmë doktrinat kryesore për të cilat, historikisht, të gjithë të krishterët e vërtetë kanë qenë dakord. Për shkak të thirrjes së veçantë të lëvizjes sonë, në dëshirojmë të lejojmë liri të bindjeve për çështjet e tjera, duke patur parasysh që çdo interpretim të bazohet vetëm në Bibël dhe asnjë interpretim i tillë nuk do të bëhet një çështje që pengon shërbimin për të cilin Perëndia na ka thirrur.

 

Në deklarojmë në mënyrë të qartë besimin tonë në çështjet kryesore që trajton Bibla, si vijon:

 

  1. Ka një Perëndi të vërtetë, që ka ekzistuar dhe ekziston përjetësisht në tre persona: Atë, Bir dhe Shpirt i Shenjtë. Secili prej tyre zotëron në mënyrë të barabartë të gjitha atributet e hyjnisë dhe karakteristikat e personalitetit të Perëndisë. Ligji i Përtërirë 6:4; Mateu 28:18; Gjoni 1:1-3, 18; Veprat 5:3,4.

  2. Jezu Krishti është Perëndi, Fjala e gjallë që u bë mish nëpërmjet ngjizjes së Tij prej mrekullie përmes Shpirtit të Shenjtë dhe lindjes së Tij nga e virgjëra. Si rrjedhim, Ai është hyjni e përsosur dhe natyrë e vërtetë njerëzore njëherësh në një person përjetësisht.  Gjoni 1:1,14; Mateu 1:18-25; Luka 1:30-37; Kolosianëve 2:9; Filipianëve 2:9; Filipianëve 2:6-11.
  3. Ai jetoi një jetë të pamëkat dhe me vullnetin e tij të lirë ka shlyer mëkatet e njerëzve duke vdekur në kryq në vend të tyre, duke plotësuar kështu drejtësinë hyjnore dhe duke realizuar shpëtimin për të gjithë ata që besojnë vetëm në Të. 1Gjon 3:5; 1Pjetër 3:18; Gjoni 10:17,18; 2 Korintasve 5:21; 1Gjon 4:10; Romakëve 3:24-26.
  4. Ai u ringjall nga të vdekurit në të njëjtin trup, megjithëse të përlëvduar, në të cilin Ai jetoi dhe vdiq. 1Korintasve 15:4; 14; Luka 24:36-43; Gjoni 20:24-29.
  5. Ai u ngjit trupërisht në qiell dhe u ul në të djathtën e Perëndisë Atë ku Ai, i vetmi ndërmjetësues midis Perëndisë dhe njeriut, vazhdimisht ndërmjetëson për të Tijët. Veprat 1:9-11; Efesianëve 1:20; 1Timoteut 2:5; Hebrenjve 7:24,25; 1Gjon 2:1,2.
  6. Njeriu u krijua fillimisht në imazhin e Perëndisë. Ai mëkatoi duke mos iu bindur Perëndisë; kështu, ai dhe Krijuesi i tij u bënë si të huaj për njëri-tjetrin. Ajo rënie historike e solli gjithë njerëzimin nën ndëshkimin hyjnor. Zanafilla 1:26-27; 2:15-17; 3:1-24; Romakëve 5:12-21; 1Korintasve 15:21,22.
  7. Natyra e njeriut është e korruptuar, dhe si rrjedhim është plotësisht i paaftë t’i pëlqejë Perëndisë. Çdo njeri ka nevojë për përtëritje dhe risi përmes Shpirtit të Shenjtë. Romakëve 3:9-20; Efesianëve 2:1-7; Marku 7:20-23; Gjoni 3:1-21; Titit 3:5-7.
  8. Shpëtimi i njeriut është tërësisht një vepër e hirit të lirë të Perëndisë dhe nuk është vepër, në tërësi ose në pjesë, e veprave njerëzore të mirësisë apo riteve fetare. Perëndia ua vesh drejtësinë e Tij atyre që e vendosin besimin vetëm në Krishtin për shpëtimin e tyre, dhe rrjedhimisht i shfajëson ata në sytë e Tij. Efesianëve 2:8-10; Romakëve 3:21-26; 9:30-33; Galatasve 3:1-14; 22-24.
  9. Është privilegji i të gjithë atyre të cilët kanë rilindur prej Shpirtit që të jenë të sigurt për shpëtimin e tyre që nga momenti në cilin vendosin besimin e tyre tek Krishti si Shpëtimtarin e tyre. Kjo siguri nuk bazohet në ndonjë lloj të meritës njerëzore, por është dëshmimi i Shpirtit të Shenjtë që konfirmon tek besimtari dëshminë e Perëndisë në Fjalën e Tij të shkruar. 1Thesalonikasve 1:5; Gjoni 1:12; 1Gjon 5:9-13; Romakëve 8:14-17.
  10. Shpirti i Shenjtë ka ardhur në botë për të shfaqur dhe përlëvduar Krishtin dhe për të zbatuar veprën shpëtuese të Krishtit për njeriun. Ai bind dhe afron mëkatarët tek Krishti, u jep atyre jetë të re, banon vazhdimisht në ta që nga momenti i lindjes shpirtërore dhe i vulos ata deri në ditën e shpengimit. Plotësia, fuqia dhe kontrolli i Tij përvetësohen në jetën e besimtarit përmes besimit. Gjoni 16:7-15; Titit 3:5; Gjoni 3:5-8; Romakëve 8:9; Efesianëve 1:13-14; 4:30; 1 Korintasve 6:19; Galatasve 3:2,3; Romakëve 8:2-4.
  11. Çdo besimtar është i thirrur të jetojë në fuqinë e Shpirtit që banon brenda nesh në mënyrë që ai të mos përmbushë lakminë e mishit, por do të japë fryt për lavdinë e Perëndisë. Galatasve 5:16-25; Efesianëve 5:18.
  12. Jezu Krishti është Kreu i Kishës, Trupit të Tij, i cili përbëhet nga të gjithë ata që janë bashkuar me Të nëpërmjet besimit të shpëtimit, të gjallë ose të vdekur. Kolosianëve 1:18; Efesianëve 1:22,23; 5:23-32; 1Thesalonikasve 4:13-18.
  13. Perëndia këshillon njerëzit e Tij të mblidhen rregullisht së bashku për adhurim, për të marrë pjesë në sakramentet, për ndërtim nëpërmjet Shkrimeve dhe për inkurajim të ndërsjelltë. Hebrenjve 10:23-25; Veprat 2:42; 20:7; 1Korintasve 12:20-28; 16:1,2; Efesianëve 4:11-16;  1Timoteut 4:13; 2 Timoteut 3:16, 4:2.
  14. Me vdjekjen fizike çdo besimtar hyn menjëherë në bashkësi të përjetshme, të ndërgjegjshme me Zotin dhe është në pritje të ringjalljes së trupit të tij për lavdi dhe bekim të përhershëm. 2Korintasve 5:8; Filipianëve 1:23,24; Luka 23:39-43; 1Korintasve 15:12-58; 1Thesalonikasve 4:13-18; 1Gjon 3:2; Filipianëve 3:21.
  15. Me vdekjen fizike jobesimtari hyn menjëherë në ndarje të përjetshme, të ndërgjegjshme nga Zoti dhe është në pritje të ringjalljes së trupit të tij për gjykim dhe ndëshkim të përhershëm. Luka 16:19-31; Gjoni 5:23-29; Zbulesa 20:10-15; Mateu 13:40-43. 
  16. Jezu Krishti do të vijë sërish në tokë, në mënyrë personale, të dukshme dhe trupore, për të vënë në jetë historinë dhe planin e përjetshëm të Perëndisë. Veprat 1:9-11; 3:19-21; Zbulesa 19:1-21; 21.
  17. Zoti Jezu Krisht urdhëroi të gjithë besimtarët të shpallin Ungjillin në gjithë botën dhe të bëjnë dishepuj nga çdo popull. Përmbushja e Porosisë së Madhe kërkon që të gjitha ambiciet tokësore dhe personale t’i nënshtrohen përkushtimit të plotë ndaj “Atij që na deshi dhe dha veten për në”. Mateu 28:18-20; Marku 16:15,16; Luka 24:46-49; Veprat 1:7,8; Romakëve 12:1,2; Galatasve 2:19,20; Filipianëve 3:7-21.

 

IJR 2024