BOTIME

Më shumë se zdrukthëtar

Historia e Tij mund të ndryshojë jetën tënde

Kur ishte i ri, Josh McDowell e quante veten agnostik dhe mendonte se krishtërimi ishte i kotë. Madje vendosi t’i luftonte të krishterët, duke u përpjekur të hidhte poshtë thëniet e Krishtit se ishte Zot. Por, për çudinë e tij, zbuloi se provat tregonin të kundërtën: Jezu Krishti nuk ishte thjesht një zdrukthëtar i zakonshëm hebre, por vetë Zoti, ashtu siç deklaronte se ishte.

Që nga botimi i parë, në vitiin 1977, ky libër i ka nxitur lexuesit të bëjnë pyetjen: ‘Cili është Jezusi?’ Josh McDowell i ndihmon ata që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje dhe të vendosin vetë, në bazë të informacionit, fakteve shkencore dhe historike që sjell për Biblën, për Jezusin dhe ringjalljen e Tij, nëse Ai ishte gënjeshtar, i çmendur apo Zot.

Libri lexohet si një dokument personal kërkimor, i cili rreshton me saktësi faktet nga burime të besueshme që vijnë nga shkencëtarë laikë e nga teologë konservatorë. Gjuha e përdorur është e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë, pa shumë terma teologjikë. Ky libër që numëron sot më shumë se 15 milionë kopje të shitura dhe që është përkthyer në më shumë gjuhë të botës, ka ndikuar jetët e miliona njerëzve. 

 

Lexoni historinë, peshoni faktet, përjetoni dashurinë e Tij dhe pastaj shikoni se çfarë do të ndodhë!

 

Shkarko falas librin

Previous Story

Qengji i Kurbanit

IJR 2024