Perspektivë

Si mund të jetë Zoti i plotfuqishëm dhe i mirë, nëse ekziston e keqja?

Filozofi britanik ateist i shekullit të XX-të, Bertrand Russell, njëherë komentoi se “Askush nuk mund të vazhdojë të besojë në Zot, nëse do të gjendej i ulur pranë krevatit në të cilin po vdes një fëmi'.

Mendimi i tij përfaqëson këndvështrimin se e keqja dhe vuajtja që shohim në botë është evidenca më e qartë se Zoti nuk ekziston, përveçëse nëse dikush do të besonte se Ai nuk është i mirë ose sovran. Mirëpo, ne si ungjillor i besojmë të dyja këto: Perëndia jo vetëm që është Krijuesi sovran, por, gjithashtu, se Ai është i mirë. Bibla thotë që Perëndia është dashuri (1 Gjoni 4:8). Atëherë, si shpjegohet ekzistenca vuajtjes dhe e të keqes në botën tonë në këndvështrimin biblik?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, ndiqni bisedën e mëposhtme mes Dr. Ylli Doçit, kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, dhe Altin Zefit, drejtues i Global Church Movement për Shqipërinë, një degë e Institutit Jeta e Re. 

 

© IJR 2020