Perspektivë

Ja se si do t’na inkurajonte C. S. Lewis t'i përgjigjemi frikës ndaj Koronavirusit!

Tashmë infektimi me COVID-19 është kthyer në një pandemi globale serioze, dhe frika që po mbjell çdo ditë rrezikon të na paralizojë. Në një kohë si kjo, po bëhet gjithmonë e më shumë e nevojshme që ta vendosim rrezikun në perspektivën e duhur dhe të marrim zemër. Në këtë drejtim, duket se fjalët që mendimtari birtanik i shekullit të kaluar, C. S. Lewis, shkroi 72 vjet më parë, janë tepër me vlerë edhe për ne. Thjesht zëvendësoni fjalën "bombën atomike" me fjalën "koronavirus" në teksin e mëposhtëm, dhe do e shihni sa sa relevante tingëllon ajo që ai shkroi.

C. S. Lewis shkuran:

 

Në një fare mënyre ne mendojmë më shumë se çduhet për bombën atomike. “Si duhet të jetojmë në epokën e bombës atomike?"-pyesin njerëzit.

Unë them të përgjigjemi kështu: "Siç do të kishim jetuar në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, kur murtaja vizitonte Londrën pothuajse çdo vit, ose siç do të kishim jetuar në një epokë Vikinge, kur keqbërësit nga Skandinavia mund të vinin dhe të na prisnin fytin çdo natë; ose në të vërtetë, siç po jetojmë tani, në epokën e kancerit, të sifilizit, në epokë paralizash, në një epokë të sulmeve ajrore, në një epokë të aksidenteve në hekurudhë, në një epokë të aksidenteve me makina”.

Me fjalë të tjera, le të mos e ekzagjerojmë situatën tonë. Më beso, i dashur zotëri ose zonjë, ju dhe të gjithë ata që doni, ishit dënuar me vdekje para se të shpikej bomba atomike: dhe një përqindje mjaft e lartë prej nesh do të vdesin në mënyra të pakëndshme. Ne kemi më të vërtetë, një avantazh shumë të madh ndaj të parëve tanë - anestezinë; dhe ende e kemi.

Është krejtësisht qesharake të qash dhe të varësh fytyrën, sepse shkencëtarët i kanë shtuar një mundësi më shumë vdekjes së dhimbshme dhe të parakohshme në një botë, e cila tashmë është e mbushur plot me mundësi të tilla dhe në të cilën vetë vdekja nuk është aspak një gjasë, por diçka e sigurtë.

Kjo është cështja e parë që duhet ngritur: dhe veprimi i parë që duhet të bëjmë është TË MBLEDHIM VETEN.

Nëse të gjithë do të shkatërrohemi nga një bombë atomike, le të na gjejë kjo bombë duke bërë gjëra të ndjeshme dhe të njerëzishme - duke u lutur, duke punuar, duke mësuar të tjerët, duke lexuar, duke dëgjuar muzikë, duke u kujdesur për fëmijet tanë, duke luajtur tenis, duke biseduar me miqtë tanë - por kurrsesi të jetojmë si dele të frikësuara duke menduar se kur po na vret bomba. Ajo mund të na i shkatërrojë trupin (një mikrob mund ta bëjë këtë gjë), por ajo nuk duhet të zotërojë mendjen tonë.

 

Shkëputuar nga eseja "Të jetosh në epokën e bombës atomike" (faqet 73-80) nga libri: "Shqetesimet e tanishme (Present Concerns)", me autor C. S. Lewis.

 

Nëse C. S. Lewis do të kishte parasysh ekzaktësisht një situatë pandemie ku infeksioni përhapet më shpejt përmes njerëzve të grumbulluar, ai me siguri nuk do të kishte përfshirë në komentin e tij aktivitetet e punës sëbashku, bisedat me miq nga afër, apo mësimdhënie në klasë. Megjithatë, thelbi i shkrimit të tij: të mbedhurit e vetes, të mos jetuarit si dele të frikësuara, dhe të mos hequrit dorë së bëri gjëra të ndjeshme dhe të njerëzishme, duket se gjen aplikim të drejtpërdrejt në kontekstin tonë të pandemisë së Koronavirusit. Shënim i redaksisë.

 

Versioni në anglisht i këtij shkrimi është botuar nga Matt Smethurst në portalin TheGospelCoalition.org në datën 12 Mars 2020 me titullin “C. S. Lewis on the Coronavirus” dhe mund ta gjeni këtu: https://www.thegospelcoalition.org/article/cs-lewis-coronavirus.

© IJR 2019