Perspektivë

A janë të gjitha fetë njësoj?

Sipas profesorit të filozofisë së fesë, Harold Netland, pluralizmi fetar “nënkupton që shpëtimi (ose ndriçimi, ose çlirimi) duhet pranuar si i pranishëm dhe efikas në mënyrën e vet në çdo fe. Asnjë fe e veçantë nuk pretendon të jetë njësoj normative dhe eprore ndaj tërë të tjerave.” Në rastin e besimit të krishterë, siç vëren edhe Netlandi, ithtarët e pluralizmit do të thoshin: “Të krishterët mund të thonë se Jezusi është i pashoq dhe normativ për ta, por ata nuk mund të pretendojnë që Jezusi është i pashoq dhe normativ në një kuptim objektiv dhe universal.” E kundërta e kësaj pikëpamjeje shpesh është quajtur ekskluzivizëm (ose veçantizëm) fetar.  

Një bashkëbisedim me Ylli Doçi dhe Marenglen Rexhaj për të folur për temën në ndryshimin midis feve të ndryshme. Ylli Doçi është kryetar i Vëllazëris Ungjillore Shqiptare dhe drejtues i ILF për Shqipërinë. Marenglen Rexhaj është drejtues i lëvizjes studentore , Ijr Student Tiranë. 

© IJR 2020