Shqip

Paqe e Mendjes

Grand Central Station

 

Pavarësisht se çfarë ndodh në botë apo në jetën tonë individuale, a ka ndonjë vend ku mund të shkosh për stabilitet? A mund ta shikojmë të ardhmen me shpresë, pavarësisht nga rrethanat?

Bota rreth nesh ndryshon vazhdimisht, por Perëndia nuk ndryshon.

Ai është i qëndrueshëm dhe i besueshëm. 

Një kapelan ushtarak nga Lufta e Dytë Botërore tha: “Nuk ka ateistë në llogore.” Kur jeta shkon vaj, njerëzit mendojnë se s’kanë nevojë për Perëndinë. Por ky qëndrim ndryshon kur gjërat ngatërrohen, kur e kuptojmë se jemi në llogore.

Por, edhe kur gjërat duket se shkojnë mirë, jeta prapë mund të nxjerrë një llogore–një llogore të brendshme që është e padukshme për syrin, por ndihet në zemër.

Ne nuk kemi nevojë për dështime apo tragjedi për t’i ndjerë llogoret. Shumicën e rasteve mungesa e paqes vjen nga mungesa e Perëndisë në jetën tonë. 

Me përfshirjen e Perëndisë në jetët tona ne mund të rrimë të qetë. Duke e njohur Perëndinë dhe duke lëxuar atë që Ai thotë në Bibël, do të kemi paqe të brendshme. Ne e shohim jetën nga këndvështrimi i Tij, të vetëdijshëm për besnikërinë dhe aftësinë e Tij për t’u kujdesur për ne.

A po ndërtoni mbi diçka në jetën tuaj?

E besoni apo jo, çdo person po ndërton mbi diçka. Secili prej nesh e ka një themel, diçka në të cilën ka vendosur shpresën dhe besimin. Ndoshta është vetvetja: “Unë e di që mund ta bëj jetën time të suksesshme nëse punoj sa duhet”. Ose një mënyrë jetese: “Nëse mund të fitoj mjaft para, jeta do të jetë e mrekullueshme”.

Perëndia ka një këndvështrim tjetër. Ai thotë se vetja jonë është themel i dobët për të vendosur shpresën dhe besimin. Po ashtu edhe njerëzit e tjerë, ose çdo gjë tjetër që kjo botë ofron. Ai do që ne t’i besojmë Atij. Ai thotë: "Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb. Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb. Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë. Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh.”

Është gjë e mençur ta përfshish Perëndinë në jetë për ato kohë kur vijnë katastrofat. Por qëllimi i Perëndisë është që ne të kemi një jetë me bollëk pavarësisht nga rrethanat. Ai dëshiron të ketë një ndikim pozitiv në çdo fushë të jetës sonë. Kur mbështetemi mbi Të dhe Fjalën e Tij, ne ndërtojmë mbi Shkëmb.

A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. 

Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.

Kliko për të hapur studimin online "Gjetja e paqes"

Previous Story

Perspektivë

© IJR 2020