IJR Profesionist është një komunitet që ka për qëllim të ndihmojë profesionistët të lulëzojnë në vendin e tyre të punës, në familje apo në marrëdhënie të tjera shoqërore, si edhe individualisht.

            Të nxënit nuk është mbyllur me mbarimin e universitetit. Përkundrazi, zhvillimi profesional sapo ka filluar, sepse pa të është e pamundur të ruash nivelin e efektivitetit që kërkohet prej teje. Për këtë arësye, IJR Profesionist organizon seminare për diskutimin e  aspekteve të ndryshme të zhvillimit profesional.

            Megjithatë, një profesionist nuk është një ishull i izoluar në mes të detit të zhvillimit profesional dhe pozicionit të punës. Ai është gjithashtu një qenie shoqërore i rrethuar nga njerëz që bëjnë të njëjtën punë si ai ose një tjetër të ndryshme, nga bashkëmoshatarë ose jo, nga të afërm e të njohur ose të panjohur. Sido që të jetë, ai duhet të lundrojë me sukses në mes të këtyre sfidave të përditshme. Prandaj ne duam të ndërtojmë një komunitet të shëndetshëm, që ndihmon në lulëzimin e profesionistëve.

            Të gjitha të mësipërmet ngrihen mbi themelin e identitetit, karakterit dhe personalitetit të profesionistit. Çdo njeri i bazon zgjedhjet dhe vendimit e tij mbi bazën e një botëkuptimi të caktuar. Disa mendojnë se karriera është mbi gjithçka, disa të tjerë se familja apo paraja e pasuria janë qëllimi final i jetës, të tjerë mendojnë se lumturia është ajo që duhet të synohet, e kështu me rradhë të tjera synime. Si të gjejmë se cila është e duhura? Ku është baza e secilit prej këtyre propozimeve? Për të gjetur këtë përgjigje, IJR Profesionist organizon diskutime në grup dhe individuale.

            Ne ju ftojmë t’i bashkoheni këtij komuniteti. Na kontaktoni e të shikojmë sesi mund të përfshiheni.

 

Na kontaktoni nëse keni interes për t'u lidhur me ne

Ju lutem na shkruani se si mund t'ju ndihmojmë!

IJR 2021