JAVA E SHPRESËS

DITA 5

Ishte darka e së enjtes. Por jo e një të enjteje dosido, por e së enjtes, në të cilën do të hahej darka e të Ndormëve që quhej Pashkë.

Dita, ashtu sikurse edhe gjithë java, kishte qenë shumë e ngarkuar.Drama pritej të arrinte finalen nga momenti në moment. Kishte disa kohë tashmë që krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli. Ishte e dukshme qe pozitat e tyre te pasjes se frenave te drejtimit te popullit po ju iknin nga duart . Sikur të mos mjaftonte kjo, por edhe një nga të dymbëdhjetët që i rrinin gjithnjë pranë, i shtyrë nga satani, shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve dhe me krerët e rojës, për mënyrën se si do ta tradhtonte. Ata ishin gëzuar dhe i kishin premtuar t’i jepnin para. Dhe ai kishte pranuar, dhe kërkonte rastin e favorshem për t’ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma. Edhe pasi kishin ngrënë darkën, mes të tijve kishte plasur sherri se kush do të ishte i pari i tyre.

Ishte momenti i fundit, para se të dilnin për një shëtitje tek ullishta. Pasi u kishte larë këmbët, kishte mbetur edhe një gjë e fundit për t’u bërë, të lutej për ta.

Së pari,

o Atë i shenjtë, I RUAJ ata në emrin tënd, ata që më ke dhënë, që të jenë një sikurse ne! Në botë unë i kam ruajtur në emrin tënd; unë i kam ruajtur ata që ti më ke dhënë dhe askush nga ata nuk ka humbur, përveç birit të humbjes, që të përmbushej Shkrimi. Unë nuk kërkoj që ti t’i heqësh nga bota, por që ti t’i mbrosh nga i ligu.

Së dyti,

SHENJTËROI në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta. Dhe unë për ta po shenjtëroj vetveten, që edhe ata të jenë TË SHENJTËRUAR në të vërtetë.

Së treti,

unë nuk lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë në mua me anë të fjalës së tyre, që të gjithë TË JENË NJË, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë se ti më ke dërguar. Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata TË JENË NJË, ashtu si ne jemi një. Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në UNITET dhe që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua.

Së fundi,

o Atë, unë dua që, atje ku jam unë, TË JENË ME MUA (të përlëvduar) edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time që ti më ke dhënë, sepse ti më ke dashur para themelimit të botës.

(Ungjilli sipas Gjonit kapitulli 17)

Si mund të lutet dikush me kaq zell për të tjerët, ndërsa disa prej dëgjuesve, do ta tradhëtojnë pas ca ditësh? Si mundet dikush të ketë një lloj dashurie kaq të madhe për njeriun, sa të lutet për të mirën e tij, edhe kur ai e di shumë mirë, se e pret rruga e vdekjes?

A ke njohur dikë me një dashuri të tillë?

Zbuloje këtë Jezus kësaj jave… që të mund të gjesh jetë edhe një mbrojtje që s’e ke parë kurrë në botën ku jetojmë. Vetëm një dashuri hyjnore mund të lutet për ata që janë gati ta vrasin…

 

                           NËSE JENI SERIOZË NË KËRKIMIN TUAJ RRETH SË VËRTETËS PËR JEZUSIN! 

                     PLOTESONI FORMËN E MËPOSHTME DHE NE DO JU DERGOJME NJE E-BOOK FALAS.

Previous Story

DITA 4

Next Story

DITA 6

© IJR 2020