IJR Student

  IJR Student është e vetmja lëvizje studentore e cila e trajton studentët jo si një kategori shoqërore por si një individë tëkrijuar në mënyrë unike. Aktivitet tona shprehin deshirën dhe përkushtimin tonë që studenti të rritet jo vetem si një qenie intelektuale, por edhe si një qenie shpirtërore dhe shoqërore. Prandaj ne jemi angazhuar në krijimin e një ambjenti studentor, rritës dhe zhvillues, pranë çdo qendre studentore shqiptare.

  IJR Student është një lëvizje studentore e krishterë. Ne krijojmë një ambient të hapur për biseda rreth besimit, vlerave dhe udhëheqësisë.   Ne jemi pjesë e një lëvizje ndërkombëtare, me prani në më shumë se 190 shtete të botës. Në Shqipëri  aktiviteti filloi në vitin 1992.

    Aktualisht kemi qindra vullnetarë të përfshirë në më shumë se 6 Qendra Studentore në Shqipëri dhe Kosovë.Ne ju ofrojmë ndihmë studentëve shqiptarë në sfidat e tyre akademike, sociale dhe shpirtërore.Disa prej aktiviteteve tona përfshijnë: Seminare, workshop, trajnime, kampe verore, aktivitete sportive,  këshillime dhe takime studentore. Për më shumë informacion lidhu me ne në Facebook dhe Instagram.

 

BzzZ - Video Podcast-i Studentor

BzzZ - Video Podcast-i Studentor

Në këtë seri videosh do të flasim rreth menaxhimit të stresit, zhvillimit rreth rutinave të reja si dhe marrjes së vendivmeve në një realitet Post Pandemi.

Kliko për të parë videot!

VEPRIMTARI SPORTIVE

VEPRIMTARI SPORTIVE

Ne jemi të vetëdijshëm për ngarkesën emocionale gjatë viteve studentore. Prandaj organizojmë edhe veprimtari të ndryshme sportive.

KËSHILLIM PERSONAL

KËSHILLIM PERSONAL

Kjo është një mundësi për të folur me dikë, për të shprehur një gëzim apo një hall, me një person që nuk është i përfshirë direkt në situatën tuaj

ÇËSHTJE SHPIRTERORE

ÇËSHTJE SHPIRTERORE

Nganjëherë jeta shpirtërore bëhet rruga së cilës i biem rrallë gjatë viteve studentore. Por, pikërisht në thellësitë shpirtërore lindin ato pyetjet që nuk na lënë të qetë.

INTELIGJENCA EMOCIONALE

INTELIGJENCA EMOCIONALE

A e dini se, pavarësisht aftësive tuaja, nëse nuk keni atë që quhet "Inteligjencë emocionale" mund të dështoni në karrierën tuaj? Jemi gati t'ju ndihmojmë!

Qendra Studentore

Na kontaktoni nëse keni interes të përfshiheni në IJR Student

Ju lutem na shkruani se si mund t'ju ndihmojmë!

© IJR 2021