pashka

Çfarë Kuptimi ka Kryqi?

Shumë njerëz janë konfuzë kur përpiqen të kuptojnë qëllimin e kryqit. Kjo mund të jetë për shkak se kryqi është një simbol që përcjell mesazhe të ndryshme në një kulturë plot me botëkuptime të ndryshme. Domethënia e thellë shpirtërore e kryqit ka humbur në kulturën tonë moderne.     

    Kryqi shihet thjesht si simbol i ndërtesave kishtare. Në shumë raste e shohim të vendosur në kodra mbi qytete. Gjithashtu, kryqe të artë i shikon në qafën e njerëzve, duke filluar nga fëmijët deri tek moshat e treta. Për një person të komunitetit mysliman kryqi është një simbol që i kujton një besim tjetër nga i tyre. Këtë simbol e gjejmë dhe në organizata humanitare si p.sh. “Kryqi i Kuq”, e cila në fillime ishte një organizatë e krishterë që ofron ndihma në vendet e luftës. Kurse 2000 vjet më parë, kryqi ishte forma më brutale e ekzekutimit. Përdorej për kriminelët më të mëdhenj të kohës. 

    Por kjo nuk është mënyra se si të Krishterët mendojnë normalisht për Kryqin. Ata kujtojnë Jezusin e kryqëzuar në kryq të vendosur në një kodër jashtë qytetit të Jeruzalemit, në një të premte përpara pashkës Hebraike.

      Të krishterët ungjillorë besojnë se përmes Jezusit të kryqëzuar, Perëndia na zëvendësoi ne dhe mori mëkatet tona, vdiq në vendin tonë, morri vdekjen që meritonim, në mënyrë që të fitojmë favorin e Tij dhe të na birësojë në familjen e Tij, me qëllim që të trashëgojmë jetën e përjetshme me Perëndinë.  – Xhon Shtot 

     Prandaj ne festojmë Pashkën. Për ne, kryqi është një mesazh i dashurisë së Perëndisë. Kryqi është një matës i mëkatit të njeriut. Kryqi është mënyra e shpëtimit tonë. Kryqi është mjeti i fitores sonë në jetë. 

    Kërko të njohësh më shumë për shpresën në Jezu Krishtin! Shiko shpjegimin në artikullin pasues, për të mësuar si ta marrë këtë dashuri. 

 

Previous Story

Kryqi

Next Story

Kryqi-Shpetim

© IJR 2021