Profesionistë

Mitet dhe e Vërteta rreth Martesës (Video)

Në kuadër të Javës së Martesës IJR Profesionist organizoi takimin “Mitet dhe e Vërteta rreth Martesës“ me të ftuar të veçantë Ned dhe Jorid Speacker, të cilët janë këshilltarë të e çertifikuar për marrëdhëniet në çift, martesën dhe familjen.

Ned është nga Çikago ndërsa Jorid është nga Norvegjia, por ata janë njohur dhe kanë rënë në dashuri në Shqipëri, në Vlorë në vitin 1993 dhe janë martuar në vitin  1994. Ata kanë 3 fëmijë, Natani 23, Markusi 21 dhe Lydia 19 vjeçe.

Për të përjetuar disa momente të takimit si dhe për të mësuar pak më shumë se çfarë ndodh në organizimet e IJR Profesionist, shikoni videon!

© IJR 2019