Profesionistë

Historia dhe Kuptimi i Vertete i Krishtlindjes

Krishtlindje në vitin 1914

 

            Belgjikë, dhjetor 1914. Shirat e dendur e të vazhdueshëm ia kishin lënë vendin të ftohtit të acartë. Ushtarët në llogore përpiqeshin të ngroheshin. Më 23 dhjetor, ushtarët gjermanë filluan të vendosnin jashtë llogoreve pemët e Krishtlindjes. Pak më vonë, nata ushtoi nga zërat e tyre që këndonin "Natë e qetë". Britanikët u përgjigjën duke kënduar këngët e tyre të Krishtlindjes. Oficerët filluan t'i udhëzojnë ushtarët që të mos qëllonin nëse nuk do të qëlloheshin. "Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë." Armët heshtën.

            Në mëngjes, ushtarët gjermanë dolën nga llogoret duke tundur krahët, për të treguar se nuk kishin qëllim të keq. Kur britanikët e panë se ata nuk mbanin armë, kaluan edhe ata telat me gjemba dhe u bashkuan me ta duke shtrënguar duart. Ata që deri një ditë më parë kishin qenë armiq për vdekje, filluan të shkëmbenin urimet për Krishtlindje, si dhe pije, cigare e çokollata. Organizuan madje edhe një ndeshje futbolli të luajtur në tokën e ftohtë mbuluar nga dëbora. Thuhet se gjermanët e fituan atë 3-2.

            Gjithashtu, të dyja palët ngritën shërbime të përbashkëta për të varrosur të vrarët në luftimet e përgjakshme.

            Armëpushimi në vigjilje të Krishtlindjes ishte magjik. Ai zgjati disa ditë dhe u përhap në 2/3-at e frontit.

            Gazeta “Wall Street Journal” do të shkruante: “Ajo që duket nga mjegulla dhe vuajtjet e dimrit është një histori e Krishtlindjes, një histori e shkëlqyer e Krishtlindjes që mund të përshkruhet, në të vërtetë, me më të veniturin dhe më të grisurin e mbiemrave: frymëzuese”.

 

Historia e Festës së Krishtlindjes

Si lindi festa e Krishtlindjes? Kur u festua për herë të parë? Çfarë mund të mësojmë nga historia?

Klikoni për të lexuar dy artikujt që u përgjigjen këtyre pyetjeve.

Kundërshti ndaj Krishtlindjes

Në këtë grup artikujsh do të gjeni përgjigjet për dy nga kundërshtitë kryesore ndaj festës së Krishlindjes: Krishtlindja është një mit e jo një ngjarje historike; Krishtlindja është një festë e krishterë e ngritur mbi baza pagane.

Klikoni këtu për të lexuar artikujt.

Kuptimi i Vertete i Krishtlindjes

Në këtë grup të fundit artikujsh do të lexoni mbi kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes, ashtu si e kuptojnë dhe festojnë të krishterët dhe si e thotë Bibla, libri i tyre i shenjtë.

Klikoni këtu.

© IJR 2020