Profesionistë

7 Perlat e Urtësisë për të Siguruar Sukses

IJR Profesionist vjen pranë jush duke ofruar nje javë plot aktivitete me tema dhe folës shumë të mirë, të specializuar në fushën e udhëheqësisë dhe të zhvillimit personal për jetëndryshin real.

Partnerët e Global Leadership Partner, rikthehen në mes nesh për të bashkëpunuar me IJR Profesionist, duke sjell folësa të jashtëzakonshem, me eksperiencë shumëvjeçare.
Përveç dy seminareve, në datat 10 & 11 Mars, ofrojmë seanca mentorimi personal për këdo që dëshiron.
Rezervoni sa më shpejtë vendin dhe takimin tuaj të mentorimit!
Mos e humbni këtë mundësi të rrallë.

❇️ Tema: 7 Çelësat e urtësisë për të siguruar sukses”

🕖 Ora: 18:00-20:00

🔸Ditën e Martë dhe të Mërkurë

📍 Vendi: Godina 3-katëshe e IJR-së pas TVSH-së.
🔆Atmosferë miqësore dhe mikpritëse për çdo profesionist.
Mundësi Networku & Rritje Personale.

Hyrja e lirë!

Për me shumë informacione, ju lutem na kontaktoni në ijr.profesionist@gmail.com.

BIOGRAFI:

Majk Çen (Mike Chaney), Lektor Udhëheqjeje, Ekzekutiv i Furnizimit me Produkte në Procter & Gamble.

Majk Çeni ka dalë në pension së fundmi, pas një shërbimi prej 38 vitesh te Prokter & Gembëll. Gjatë dekadës së fundit, ai ishte Zv. President i Furnizimit me Produkte për kategorinë “Global Grooming”, e cila përfaqëson rreth 12-15% të Kompanisë P&G. Ai ka mbikqyrur të gjithë furnizimin me produkte për ‘Gillette’, ‘Venus’, ‘Braun’ dhe ‘The Art of Shaving”. Kjo përfshinte 17 fabrika dhe 5 qendra teknike lokalizuar nëpër botë, për t’u shërbyer më shumë se 140 vendeve.
Funksioni i furnizimit me produkte përfshin manifakturimin, prokurimin, teknikën, sigurimin e cilësisë dhe dizajnin e zinxhirit të furnizimit dhe menaxhimit. Ai ishte gjithashtu një sponsorizues aktiv i disa grupeve të interesit përfshirë “Boston Women’s Network”, “African Ancestry Group”, si dhe veteranët dhe rezervat me bazë në Boston.


Gjatë kohës së tij me Prokter & Gembëll, Majku mbajti një varietet pozicionesh drejtuese nëpër të gjithë sektorët e kompanisë, markat dhe rajonet. Ai iu bashkua P&G në vitin 1981 në R&D dhe kaloi përmes detyrave të ndryshme të teknikës, manifakturimit dhe Furnizimit me Produkte, në biznese të shumta përfshirë edhe “Food & Beverage”, “Health Care”, “Baby Care”, “Beauty Care’ dhe “Grooming” duke vizituar më shumë se 40 vende.


Përgjatë karrierës së tij Majku ka qëndruar gjithmonë i përfshirë në komunitet duke mbështetur ‘United Way’, ‘Habitat for Humanity’, shkolla të ndryshme dhe organizata jofitimprurëse. Ai është i martuar (prej 38+ vitesh me Kethin) dhe ka dy djem të martuar, një vajzë dhe gjashtë nipër e mbesa.

© IJR 2019