MËSUES

Ndihmë për mësuesit: Si të jepni mësim përmes teknologjisë

Në këtë situatë të pazakontë që ka shkaktuar përhapja globale e virusit Covid19, papritur i gjithë procesi mësimor është transferuar online. Në këtë realitet të ri, një pjesë e mësuesve shqiptarë janë gjendur të papërgatitur se si të zhvillojnë orët e mësimit në distancë me nxënësit e tyre. Ne duam të ofrojmë ndihmën tonë përmes disa temave praktike të shpjeguara në një seri videosh, me shpresën që do t'u lehtësohet puna mësuesve. Kjo inisiativë vjen nga stafi i Projektit Ndërkombëtar të Shkollës (degë e IJR-ës), e cila është një lëvizje që ka si qëllim të ndikojë në fushën e arsimit përmes ndihmës për mësuesit.

Inkurajojmë mësuesit të klikojnë në atë video ku shpjegohet tema që ata kanë nevojë të trajnohen, si dhe të ftojnë miqtë e tyre të përfitojnë nga kjo ndihmë ose t'u dërgojnë linkun e kësaj web-faqeje atyre. Gjithashtu, ju ftojmë t'i bëni "Subscribe" kanalit tonë në Youtube, në mënyrë që të lajmëroheni në kohë reale kur të postojmë video të tjera.  

 

1- Si të konvertoh slidet e PowerPoint-it në foto.

Në këtë video do të mësoni se si të konvertoni slidet e një PowerPoint-i në foto që më pas  t'ua dërgoni ato nxënësve tuaj përmes WhatsApp-it.  

 

2- Si të zhvillosh një orë mësimi në platformën Zoom: Pjesa 1.

Në këte video do t’ju tregojmë se si të zhvilloni një orë mësimi duke përdorur platformën Zoom.

Temat që do të mbulojmë këtu janë:

  1. Si të krijoni një llogari?
  2. Si të shkarkoni aplikacionin Zoom?
  3. Si të caktoni një takim në Zoom?
  4. Si t'ua dërgoni linkun e takimit pjesëmarrësve?

 

3- Si të zhvillosh një orë mësimi në platformën Zoom: Pjesa 2.

Në këtë video duam t’ju tregojmë:

  1. Si të filloni një takim në Zoom?
  2. Si të hapni/mbyllni mikrofonin e pjesëmarrësve ?
  3. Si të shfaqni ekranin e kompjuterit tuaj?

4 - Si të konvertosh një PowerPoint në Video.

Në këtë video do të mësoni:

  1. Si të regjistroni zërin tuaj në PowerPoint
  2. Si të konvertoni një PowerPoint në Video 

Për të realizuar këtë ju do t'ju duhet:

  1. Programi PowerPoint 2010 ose më i ri
  2. Një kompjuter me mikrofon
 

5 - Si të skanosh dhe dërgosh detyrat me CamScanner.

Në këtë video do të mësoni:

  1.  Si të skanoni detyrat ose mësimin në CamScanner.
  2. Si ta dërgoni detyrën në Whatsapp, E-mail, Messenger etj.
  3. Ju mund të konvertoni detyrën edhe në pdf, dhe procedura është njësoj.

Për këtë fillimisht do t'ju duhet të instaloni programin CamScanner në Telefonin tuaj.

Google Play:

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.intsig.camscanner&hl=en

App Store:

https://apps.apple.com/us/app/camscanner-pdf-scanner-app/id388627783

 

6 - Si të krijosh një Kuiz në Google Forms.

Në këtë video duam t'ju tregojmë:

  1. Si të krijoni një Kuiz duke përdorur platformën Google Form.
  2. Si t’i shtoni foto pyetjeve të Kuizi.
  3. Si të caktoni një vlerësim me pikë për çdo pyetje.

Nëse keni pyetje, ju lutemi të na shkruani në ispalbania@gmail.com.  

 

7 - Si t'ia dergoni Google Forms një kolegu.

Në këtë video do të mësoni se si t'ia dergoni një kopje të një Quizi një kolegut tuaj.

Për informacion dhe pyetje na shkruani në ispalbania@gmail.com

Shënim: Pamjet në fillim të videos janë krijuar në PowerPoint nga slidesgo.com

Çfarë temash të tjera do të ishin ndihmë për ju?

Çfarë temash të tjera do të ishin ndihmë për ju?

Na shkruani në Facebook duke kërkuar profilin ISP Albania ose na shkruani në postën elektronike: ispalbania@gmail.com

© IJR 2020