IJR ISP

 

        IJR ISP fokusohet në ndikimin e fushës së arsimit përmes ndihmës për mësuesit. Në partneritet me Projektin Ndërkombëtar të Shkollave (International School Project - ISP) i përgjigjemi nevojës për zhvillimin e mësuesve sipas metodave bashkëkohore, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e edukimin të karakterit të nxënësve.

        Ofruam për herë të parë konferencën trajnuese "Endërrbërësit, Endërrthyesit" në verën e vitit 2012. 350 mësues dhe drejtorë morën pjesë në këtë trajnim nga shkollat 9-vjecare dhe shkollat e mesme të rrethit të Tiranës. Që nga ajo kohë ky projekt nga patur ndikimin e vet tek më shumë se 800 mësues, kryesisht në Tiranë dhe në Elbasan.

 

ISP

 

Fushat e trajnimit ku ofrojmë ekspertizë:

Në aspektin profesional:

Temat që kemi ofruar: “Si të përballojmë stresin”; “Metodat Bashkohore të Mësimdhënies”; “Marrëdhëniet Mësues-Prindër-Nxënës”; “Menaxhimi i Klasës”; “Si të ndihmojmë nxënësit autik në të mësuar”. Gjatë këtyre seminareve vihen re folësit e përzgjedhur të cilët jo vetëm janë lektorë të përgatitur por janë edhe shumë praktikë duke përdorur metoda bashkëvepruese.

Konferenca vjetorre "Ëndërrbërsit, Endërrthyesit" ku trajtojmë tema mbi botëkuptimin, metodat me në qendër nxënësin, gjithpërfshirja e nxënësve në klasë, si dhe ndërtimi i karakterit të nxënësit.

Në aspektin shpirtëror:

Ne mundësojmë grupe të vogla diskutimi, biseda të thella shpirtërore, këshillim, dëgjim dhe takime individuale ku mësuesit mund të ndajnë sfidat më të mëdha, pyetjet për filozofinë dhe jetën, dhe të gjejnë një vend të sigurt për të folur pa paragjykime.

Në aspektin personal:

Ne ofrojmë trajnimin Inteligjenca Emocionale, që është një nga trajnimet më të domosdoshme ndërsa mësusesit përballen çdo ditë me situata tensionuese që kërkojnë inteligjencë në menaxhimin e emocioneve. Në takimet tona nuk mungojnë kohët shoqërore, mbrëmjet argëtuese dhe darkat e veçanta. “Një Fundjavë e Paharrueshme” është konferenca që organizojmë me rastin e Javës së Martesës si një mundësi të promovojmë martesa të shëndetshme dhe të nxisim çiftet të investojnë në martesat e tyre.

Na kontaktoni nëse dëshironi të përfshiheni me IJR ISP

Ju lutem na shkruani se si mund t'ju ndihmojmë!

© IJR 2019