Komunitete

Konferenca Kombëtare "Ungjilli në Qendër"


GCM (Global Church Movement), një lëvizje kishëmbjellëse e organizatës ndërkombëtare Instituti “Jeta e Re” (Cru), organizon në 27 - 29 Janar 2019, konferencën kombëtare për pastorë dhe drejtues me temë "Ungjilli në Qendër: Dishepullizimi sipas Palit". 

Përse kjo temë? 

Pastori Timothy Keller dhe profesori D.A.Carson vunë re tendencën e ungjillorëve për shërbesa pragmatike, moraliste apo edhe në spektrin e kundërt të legalizmit dhe kontrollit. Në shërbesat e tyre ata kombinuan teologji të mirë dhe shërbesën praktike duke formuar një Vizion Teologjik për shërbesën dhe kishëmbjelljen. Ne 2005 Keller dhe Carson themeluan "Koalicionin e Ungjillit", një koalicion i përkushtuar për të sjellë ungjillin në qendër të jetës së kishës. Ungjilli ridimensionon cdo aspekt të jetës dhe shërbesës së kishës. Një aspekt shumë i rëndësishëm në fokusin e këtij viti është dishepullizimi. 

Përmes konferencës "Ungjilli në Qendër" ne dëshirojmë që:

- Të nxisim përtëritjen e kishës në ungjillin e Krishtit.

- Formimin e një Vizioni Teologjik për shërbesën e kishës dhe kishëmbjelljen.

- Nxitje për kishëmbjellje të reja në qytete të mëdha. 

- Vizion për ndërtimin e lëvizjeve kishëmbjellëse në vend të kishave individuale të shkëputura. 

- Ofrim i mundësive dhe programe partneriteti dhe intershipi për kishëmbjellje. 

- Të kuptuarit e City to City Europë dhe mënyrat e ardhme te bashkëpunimit. 

Folësit: 

Folës kryesor: Bill Mounce, ekspert i Letrave Pastorale dhe një ndër njohësit më të mirë të greqishtes aktualisht në botë. 

Ai është Presidenti i “Biblical Training”, një organizatë që ofron burime për dishepullizimin në kishën lokale.
Ai ishte pastor i mësimdhënies në një kishë në Spokane, WA, dhe para kësaj një profesor i Testamentit të Ri dhe Drejtor i Programit të Greqishtes në Seminarin Teologjik Gordon-Cornwell. Ai dha mësim edhe në Azusa Pacific University për 10 vjet. Bill ishte autori i librit më të shitur të Greqishtes, “Bazat e Greqishtes Biblike”. Ai ishte kryetari i komitetit të përkthimit të Biblës (Testamentit të Ri) në Versionin Standard, dhe po shërben edhe në komitetin e përkthimit NIV. Bill dhe Robin janë martuar që nga viti 1983 dhe kanë tre fëmijë.

Foles 2: Panagiotis (Giotis) Kantartzis

Panagiotis (Giotis) Kantartzis është pastor i Kishës Ungjillore Greke në Athinë. Kisha Ungjillore e Athinës është kisha më e vjetër ungjillore në Greqi. Pastor Giotis ka iniciuar një rrjet kishëmbjelljeje në qytetin e Athinës. Giotis ka studjuar Sociologji (B.A. - Universiteti i Athinës) dhe Teologji në Greek Bible College, MDiv ne Gordon Cornwell Theological Seminary, MST ne Boston University School of Theology, PHD ne Divinity School, Universiteti i Selanikut. Ai është i martuar me Nopie dhe kanë tre djem.  

Foles 3: Rick Amos

Rick është Themelues dhe President i EURASIA PARTNERS, në Orlando Florida. Eurasia Partners ka këtë mision: “Të nxisë lëvizje vendase kishëmbjellëse me në qendër ungjillin në Eurasia nëpërmjet mentorimit, partneritetit, mbështetjes me burime dhe strategji të tjera për të ndarë ungjillin sipas mundësinë që do shfaqen.”

Folëse: Robin Mounce: Dishepullizimi i vajzave dhe Grave

Robin është Themeluese dhe Presidente e shërbesës “Vissionwalk”, një shërbesë e dedikuar që të ndihmojë gratë në tranzicion. Robin është bashkëshorte e Billi Mounce. 

Previous Story

Gjimnazistë

© IJR 2019