PERSPEKTIVË

Ungjilli në Qendër: Dishepullizimi sipas Palit

Në datat 27 - 29 Janar 2019 GCM (Global Church Movement) organizoi Konferencën Kombëtare për pastorë dhe drejtues shqiptarë me temë "Ungjilli në Qendër: Dishepullizimi sipas Palit".

Nga vetë tema, konferenca kishte në fokus dishepullizimin me në qendër Ungjillin, i cili ridimensionon çdo aspekt të jetës dhe shërbesës së kishës.

Konferenca u bazua tek shembujtë i pastorit Timothy Keller dhe profesorit D.A.Carson, të cilët në shërbesat e tyre kombinojnë teologji të mirë dhe shërbesën praktike duke formuar një Vizion Teologjik për shërbesën dhe kishëmbjelljen. 

Një nga folësit kryesor të konferencës, Panagiotis (Jotis) Kantartzis, pastor i Kishës Ungjillore Greke në Athinë, midis të tjerave, nëvizoi se.

“Ne kemi kaq shumë kisha që po vuajnë që duhet të rriten. Padyshim që askush nuk po thotë që nuk duhet të kujdesesh për ato. Por në të njëjtën kohë që bën atë, ti duhet (kjo është çështja) të shkosh të mbjellësh një tjetër”.

Bill Mounce, Presidenti i “Biblical Training”, një organizatë që ofron burime për dishepullizimin në kishën lokale tha:

“Pyetja është kujt po i jepet me shumë rëndësi. Gjithë programet e tua, gjithë stafin tënd, madhësinë e ndërtesës tënde, apo po u jep rëndësi jetës së njerëzve? Argumenti është që nuk mund t’i bindesh Porosisë së Madhe, nëse programet janë më të rëndësishme, janë njerëzit që janë më të rëndësishëm. Dhe ky është vendimi që të gjithë duhet të marrim”.

Ylli Doçi, President i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, theksoi:

“Cili është Ungjilli? Ungjilli prek gjithçka. Jam plotësisht dakord që prek gjithçka në jetë. Por Ungjilli nuk është gjithçka. Do të kisha qejf ta kisha thënë unë për herë të parë, por në fakt e ka thënë Tim Keller, e ka thënë para meje. Po çfarë dmth që Ungjilli nuk është gjithçka? Do të thotë që është një lajm që kapet me një numër të kufizuar fjalësh. Ungjilli është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo. Por Ungjilli nuk është gjithçka. Ungjilli është i thjeshtë. Ungjilli është i qartë, Ungjillin mund ta kuptojmë të gjithë, pavarësisht nga teologjitë e tjera që nënvizojnë jetën tonw”.

Ndërse Robin Mounce, Themeluese dhe Presidente e shërbesës “Vissionwalk”, mbi temën e dishepullizmit tha:

“Nuk është për ne, gjithçka është për ata dhe ecjen e tyre me Zotin. Nëse përpiqemi ta bëjmë këtë për veten tonë, ne s’duhet të dishepullizojmë. Sepse ti po përpiqesh t’ju mësosh atyre që ata kanë një marrëdhënie me Perëndinë. Ti nuk do që ata të varen tek ti për ecjen e tyre me Perëndinë, prandaj ti duhet të vendosësh ata të parët. Është për ata, nuk është për ty”, tha Robin Mounce, Themeluese dhe Presidente e shërbesës “Vissionwalk”, një shërbesë e dedikuar që të ndihmojë gratë në tranzicion.

Altin Zefi, Drejtori i Global Church Movement, në një mesazh përmbyllës vuri në dukje si vijon :

“I jemi shumë mirënjohës Zotit për këtë mundësi që kishim, për të nxitur njëri-tjetrin, për të nxitur kishat nga profesorë të rangut botëror, për shërbesa me në qendër Ungjillin, gjithashtu edhe dishepullizimin me qendër Ungjillin. Besoj që nga kjo kohë, u nxitëm që të bëjmë këtë gjë, pra që shërbesa jonë të themelohet në Ungjillin dhe gjithashtu që të mbjellim Kisha”.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni një përmbledhje të aktivitetit. 

© IJR 2019