PERSPEKTIVË

Qengji i Kurbanit

Në 11 Gusht 2019, mbi 100 milionë kafshë, kryesisht qengja, do sakrifikohen në gjithë botën muslimane.

Qytetet me traditë muslimane do të mbushen me kafshë të therura për nder të festës së Kurban Bajramit, apo siç e quajnë në arabisht, Eid al-adha.

Në këto festime tre ditore, do të kujtohet profesi Abraham dhe nënshtrimi i tij total për të zbatuar urdhërin e Zotit për të sakrifikuar birin e tij, Ismailin. Kurani thotë: “vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë”. Sure 16-120-121.

Kjo është dita kur muslimanët imitojmë nënshtrimin e Abrahamit duke bërë sakrificë një kafshe. Kafsha duhet të jetë e pastër, gjakun i kafshës është simbol i bindjes së Abrahamit, afër sakrificës së djalit të tij. Kjo sakrificë iu kujton fëmijëve dhe të rriturve se jeta është një test nga Zoti. Ne duhet të nënshtrohemi dhe të bindemi, ashtu siç bëri Abrahami, në mënyrë që të merrim pëlqimin e Zotit.

Abrahami ishte i gatshëm për t’ju bindur Zotit deri në sakrificën e birit të tij. Ashtu duhet të jemi edhe ne. Si Kurani, edhe Bibla e quan kalim të një sprove besimi, këtë test që iu vu përpara Abrahamit. Abrahami e kaloi testin. Ai u konfirmua si një njeri i drejtë e i devotshëm përpara Perëndisë.

Në Kuran ai lavdërohet për nënshtrimin e tij, në Bibël, Abrahami lavdërohet për besimin e tij.

Në Kuran, Abrahami eci drejt Zotit me drejtësi. Kjo i solli miratimin e Zotit. Ndërsa sipas rrëfimit biblik, drejtësia e tij nuk vjen prej njeriut. Drejtësia e njeriut ka pamjen e jashtme në rregull, por nuk rregullon dot zemrën.

Besimi i Abrahamit ne fakt iu numërua si drejtësi, që përpara se të bëhej gati të sakrifikonte birin e tij (Zan. 22). Pasazhi ku Perëndia i jep drejtësi besimit të Abrahamit thotë, si më poshtë:

“Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: "Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh". Po Abrami i tha: "Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?" Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: "Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im". Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: "Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt". Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: "Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t'i numërosh", pastaj shtoi: "Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu". Dhe ai i besoi Zotit dhe Ai ja numëroi për drejtësi.” Bibla, Zanafilla 15:1-6.

Një detaj i vogël i kësaj historie ngre një pyetje të rëndësishme, që ia vlen të shqyrtohet seriozisht. Ndërsa po shkonin në vendin ku do bëhej kurbani, i biri e pyet Abrahamin: “Baba, zjarrin edhe drutë i kemi, po ku është qengji për sakrificën (kurbanin)?” (Zanafilla 22:7). Duket që djali e dinte procedurën e ritualit të kurbanit. Ndoshta e kishte parë të atin të bënte kurbane të tilla disa herë më parë.

Isaku ishte biri i premtimit dhe Abrahami besonte se Perëndia do të mbante premtimin e tij për të ngritur një komb nëpërmjet trashëgimisë së tij në Isakun. Pra, nëse Perëndia thirri Abrahamin që të sakrifikojë Isakun, Ai do të jetë besnik për ta ngritur Isakun nga të vdekurit dhe për të mbajtur premtimet e tij. Kjo është arsyeja pse edhe Abrahami e quajti vendin ku e sakrifikonte Isakun "Zoti do të sigurojë" (Zan. 22:14). Pra, ndërsa historia e Kur'anit nxjerr në pah drejtësinë e Abrahamit me anë të veprave, Bibla me qëllim e largon vëmendjen tonë nga Abrahami dhe Isaku dhe na e çon atë drejt Perëndisë, që është gjithmonë besnik për të mbajtur dhe përmbushur premtimet e Tij.

Abrahami lavdërohet në Dhjatën e Vjetër, por ai nuk është pjesa thelbësorë për narrativën, qoftë në Dhjatën e re, qoftë në Dhjatën e Vjetër.

 “Engjëlli i Zotit e thirri për të dytën herë Abrahamin nga qielli dhe tha: "Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke, unë me siguri do të të bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij. Dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu, sepse ti iu binde zërit tim". Bibla, Zanafilla 22:15-18.

Sot, me rastin e këtij përkujtimi, ndoshta është momenti për të marrë në shqyrtim seriozisht kuptimin e sakrificës së Abrahamit. Përse ishte e nevojshme? Çfarë rëndësie ka për ne? A është e nevojshmë të ofrojmë sakrifica vit pas viti, që të na falen mëkatet? A na falen realisht mëkatet në këtë mënyrë? Çfarë lloj sacrifice kërkon Zoti prej nesh? Përgjigja e këtyre pyetjeve mund të ndryshojë për mirë pjesën tjetër të jetës – e deri në përjetësi.

Të gjitha këto pyetje, trajtohen ne librin “Qengji i Kurbanit", botuar nga IJR. Plotësoni formën për kopjen tuaj falas!

© IJR 2019