PERSPEKTIVË

5 Gjuhët e Dashurisë

5 Gjuhet e Dashurise

5 Gjuhët e Dashurisë

Çfarë është gjuha e dashurisë?

Gjuha e dashurisë është mënyra se si dikush ia shpreh dashurinë dikujt tjetër.

Kjo gjuhë është e ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Prandaj, në çdo marrëdhënie mund të lindin keqkuptime e mosmarrëveshje, për shkak se njerëzit flasin gjuhë të ndryshme dashurie.

Depozita e dashurisë

Çdo njeri ka depozitën e tij të dashurisë, që do të thotë se ka nevojë emocionale për të qenë i dashur nga të tjerët: nga prindërit, shoqëria, i dashuri/e dashura, burri/gruaja.

Kur dikujt ia shprehin dashurinë sipas gjuhës që e kupton, depozita e tij e dashurisë mbushet, në të kundërt do të ndihet sikur të tjerët nuk e duan.

Në çdo marrëdhënie ku dashuria nuk shprehet në gjuhën që kupton personi, do të lindin probleme, për faktin se njerëzit nuk ndihen të dashur.

Pesë gjuhët e dashurisë

Në përgjithësi njihen pesë gjuhë të dashurisë, të cilat po i renditim më poshtë.

1-Fjalët e përgëzimit.

“Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.”

Fjalët e përgëzimit dhe të vlerësimit janë komunikues të fuqishëm të dashurisë.

Është fakt i njohur që, kur dëgjojmë fjalë përgëzuese, motivohemi më shumë për ta kthyer me të njëjtën mënyrë.

Dashuria është plot mirësi. Nëse duam të komunikojmë me fjalë dashurie, duhet të përdorim fjalë që përcjellin mirësi.

2-Koha cilësore.   

Kjo do të thotë t’ia kushtosh 100% vëmendjen tënde dikujt.

Koha cilësore me një person përfshin aktivitete që ju mund t’i bëni bashkë, me vëmendjen te personi jo tek ajo që po bëni. Gjithashtu, bisedat cilësore janë një tjetër aspekt i rëndësishëm, kur dy individë ndajnë mendimet, përvojat, ndjenjat dhe dëshirat me njëri-tjetrin, në një kontekst miqësor. Nëse për një person gjuha parësore e dashurisë është koha cilësore, kjo do të thotë që një dialog i tillë është i rëndësishëm që ai/ajo të ndihet i/e dashur. Duhet të mësoni të dëgjoni, nëse doni që t’i komunikoni dashuri dikujt që ka parësore këtë gjuhë dashurie.

3-Dhuratat.

Në çdo kulturë, pa përjashtim, dhënia e dhuratave është shprehje dashurie. Nëse gjuha parësore e njerëzve që do janë dhuratat, atëherë duhet ta mësosh këtë gjuhë.

Duke i bërë dhurata personit që e ka gjuhë dashurie, ju po investoni në plotësimin e nevojave të tij emocionale, po investoni në marrëdhënien tuaj dhe po mbushni depozitën e dashurisë së këtij personi.

4-Veprat e shërbimit.

Kjo gjuhë do të thotë të bësh gjëra për personin tjetër, gjëra praktike.

Kritikat e dikujt rreth sjelljes suaj janë tregues i qartë i gjuhës parësore të dashurisë të këtij personi.

Njerëzit priren të kritikojnë me më shumë forcë në fushën ku ata vetë kanë nevojën më të madhe emocionale.

Kritikat e tyre janë një mënyrë joefektive e kërkesës për dashuri.

5-Prekja fizike.

Projektet kërkimore kanë treguar se bebet që mbahen në krahë, puthen, përqafohen, zhvillojnë

një jetë emocionale më të shëndetshme, se ata fëmijë që lihen për një kohë të gjatë pa kontakt fizik.

Për personin që ka gjuhë parësore prekjen fizike, mesazhi që ai merr me prekje, flet me zë më të lartë se sa fjalët “Të dua”.

Instiktivisht, në kohë krizash, kur dikush po kalon vështirësi, ne e përqafojmë. Pse?? Sepse është një komunikues i fuqishëm i dashurisë.

Është shumë e rëndësishme që jo vetëm të dish gjuhën tënde parësore të dashurisë, por edhe gjuhën parësore të dashurisë të personit tjetër.

Pasi ta dish, është e rëndësishme të fillosh ta flasësh atë. Nëse nuk e flasim gjuhën parësore të dashurisë  së personave të tjerë, ka shumë mundësi që personat e rëndësishëm në jetën tonë nuk do ta kuptojnë që ne i duam.

Në fund, le të mos harrojmë që dashuria është zgjedhje. Zgjidh të duash në gjuhën që njerëzit e tu të dashur e kuptojnë.

© IJR 2019